Paranoja Produktive

“Mbillni atë që doni dhe ajo do të rritet.”

Mitta Xinindlu

Në librin e tyre, “Great by Choice“, autorët Jim Collins dhe Morten Hansen diskutojnë konceptin e Paranojës Produktive.

Fokusi në këtë libër përqendrohet rreth mënyrës se si kompanitë kryesore operojnë në një mjedis biznesi ku tregu ndryshon në mënyrë të dhunshme dhe të papritur.

Autorët thonë, “Ideja e Paranojës Produktive nuk është për liderët që ecin të trishtuar, të frikësuar për të marrë vendime dhe paranojak të dyshimtë për punonjësit e tyre.”

Sjellja paranojake
Le të hedhim një vështrim në sjelljen paranojake të shfaqur nga këta menaxherë dhe drejtues:

  • Ata kanë një mosbesim të tepruar ndaj punonjësve të tyre dhe mendojnë se po manipulohen ose shfrytëzohen.
  • Ata janë hipervigjilentë, duke besuar se ekziston rrezik potencial kudo.
  • Ata e kanë të vështirë, nëse jo të pamundur, t’i falin punonjësit që bëjnë gabime, edhe pse ata po bëjnë më të mirën.
  • Ata marrin një qëndrim mbrojtës më shumë se që duhet, duke u bërë shpesh argumentues dhe luftarak.
  • Ata besojnë se punonjësit kanë një axhendë të fshehur ose motive të fshehura.

Çfarë mendoni për këtë sjellje? Vetëm të shkruaja për të më hoqi energjinë.

Nuk është aspak argëtuese!

Paranoja produktive
Nga një perspektivë e përgjithshme, Collins dhe Hansen rekomandojnë që drejtuesit e kompanive të miratojnë një qasje të ndryshme, një qasje që është produktive në natyrë, si për shembull:

  • Ndërtoni rezerva monetare dhe rezerva për t’u përgatitur për sfidat dhe mundësitë e tregut.
  • Merrni rreziqe të llogaritura gjatë ndryshimeve të turbullta të tregut … shmangni qëndrimin në vend.
  • Përdorni një perspektivë me lente të dyfishta ku fillimisht “Zmadhoni” dhe më pas “Zvogëloni” për të ekzekutuar proceset e biznesit.

Zmadhoni dhe Zvogëloni
Kjo këshillë për lente të dyfishta ofron udhëzime të shkëlqyera për çdo person që dëshiron të shmangë nënshtrimin ndaj paranojës.

Hapi i parë këtu është zmadhimi për të skanuar mjedisin. Për shembull, kohët e fundit i kam sugjeruar studentëve të mi se ata duhet të bëjnë si në vijim në lidhje me karrierën e tyre të ardhshme…

  • Krijoni planin tuaj njëvjeçar. Ku do të jeni në 12 muajt e ardhshëm? Çfarë diplome keni fituar? Çfarë certifikimi keni përfunduar?
  • Përshkruani planin tuaj 3-vjeçar. Mendoni se ku do të jeni pas 36 muajsh. A jeni në industrinë e duhur? Si e dini?
  • Vizualizoni planin tuaj 5-vjeçar. E kuptoj se shumë gjëra mund të ndryshojnë në 60 muaj, por ju duhet të keni një vizion të qartë se çfarë do të bëni deri atëherë. Nëse puna e ëndrrave tuaja është të jeni një menaxher i projekteve që punon në sipërmarrje globale, është e rëndësishme që ky vizion të jetë i qartë në mendjen tuaj. Mund ta realizoni vetëm nëse mund ta shihni dhe ta ndjeni.

Çështja këtu është se ne kemi zmadhuar dhe e dimë se ku po shkojmë. Tani që mund të përfytyrojmë të ardhmen, është koha për të zvogëluar. Me fjalë të tjera, veprimi fillon tani!

Përfundimi është se njerëzit e suksesshëm e dinë saktësisht se çfarë duan. Pjesa tjetër është ecuria e veprimeve të përditshme për ta realizuar atë.
Një gjë tjetër që do të doja t’i shtoja diskutimit është se ne duhet të bëjmë një jetë të ekuilibruar, që do të thotë se përulësia është një domosdoshmëri.

Puna e ëndrrave tona do të jetë shumë më shpërblyese nëse ndihmojmë me përulësi të tjerët gjatë rrugës.

_____________________________________

Citate Frymëzuese

Është e vështirë të ndërtosh vrull nëse po ndan vëmendjen tënde.” – J.K Dekan

Mbani një fokus të qartë, pavarësisht nga qëllimet e të tjerëve për të ndryshuar dinamikën.” – Steven Redhead

_____________________________________

Detyrë shtëpie

Oh … si profesor në zemër, e keni marrë me mend, unë kam një pyetje për ju si detyrë shtëpie. Kjo është një pyetje e fuqishme që thjesht mund t’ju nxisë të ndërmerrni veprime për diçka që ka vërtet rëndësi në jetën tuaj.

Si e dini se jeni duke ecur në drejtimin e duhur?

_____________________________________

Dr. Jimmie Flores filloi karrierën e tij të mësimdhënies në Houston Community College në vitin 1991. Gjatë 30 viteve të fundit, ai ka mbajtur poste mësimdhënie dhe drejtuese në universitete të ndryshme. Si edukator, ai është i përkushtuar t’u ofrojë studentëve të tij njohuritë dhe ekspertizën që bëjnë ndryshimin në mjedisin e sotëm dinamik dhe kompleks.

_____________________________________

Shënim: Artikulli u publikua fillimisht nga Dr. Jimmie Flores në buletinin e tij please share this link with others! më 6 Dhjetor 2023. Është riprodhuar në këtë blog me lejen e autorit.

_____________________________________

Kërkoj ndjesë për çdo lëshim të paqëllimtë në përkthim dhe përshtatje.

Shpresoj të jetë artikull i duhur.

Bekim Dauti [përktheu dhe përshtati]

2022 dhe Ju

“Brengat tuaja qofshin më të pakta dhe bekimet tuaja më të shumta. Dhe asgjë përveç lumturisë të mos kalon nga dera juaj”. – Lutje Irlandeze

E kam të vështirë ta pranoj se viti 2022 është pikërisht afër. Mendoni pak… jemi vetëm 8 vjet larg nga viti 2030!

Uau!

Kur isha më i ri, e bëra zakon të shkruaja vendimet e mia të Vitit të Ri dhe e mora këtë aktivitet shumë seriozisht. Mbaj mend përdorimin e qasjes SMART kur bëja aso synime ambicioze; domethënë, çdo vendim duhej të ishte specifik, i matshëm, i arritshëm, realist dhe i kufizuar në kohë.

Është interesante se vendimet e viteve të shkuar nuk kanë më të njëjtën peshë. Shumica e tyre, nëse jo të gjitha, i përkisnin përfitimit materialist. Doja të rrisja të ardhurat e mia, të udhëtoja më shumë, të blija një makinë luksoze, e kështu me radhë.

Gjërat po Ndryshojnë

Ndërsa suksesi në karrierë është ende i rëndësishëm për mua, nuk është më faktor se si e përcaktoj lumturinë.

O jo… mos më keqkuptoni, vazhdoj të jam i përkushtuar në punë. Gjithsesi, të bëj më të mirën dhe të ndihmoj organizatën time të ketë sukses.

Ky qëndrim i përsosmërisë nuk do të ndryshojë kurrë.

Megjithatë, prioritetet e mia po ndryshojnë dhe unë e shoh jetën time nga një lente tjetër, më e qartë dhe më e pastër.

Besimi, Familja dhe Puna

E shoh se jeta ime është më e shëndetshme kur vendos besimin në radhë të parë. Marrëdhënia ime me Zotin duhet të jetë e fortë dhe e pamohueshme. Për mua, është e domosdoshme të shkoj përtej frekuentimit të përciptë të një vendi kulti.

Më duhet të rris nivelin tim të angazhimit, si p.sh. angazhimit vullnetar në aktivitete bamirësie. Kur përfshihem në aktivitete dhe ngjarje të bazuara në shërbime, përqendrohem të ndihmoj të tjerët. Kjo mendësi është e rëndësishme për rritjen time shpirtërore.

Me besimin tim në radhë të parë, tani mund të fokusohem për t’u bërë një bashkëshort më i mirë dhe një baba më i angazhuar. Disa ditë më parë, e gjithë familja jonë vizitoi Six Flags Fiesta Texas për disa orë. Në të shkuarën kam gjetur arsye për të mos i shoqëruar. Sot jam unë që organizoj këto vizita.

Me besimin dhe familjen, puna vjen më pas. Siç e përmenda më herët, puna është ende një aspekt i rëndësishëm i jetës time. Megjithatë, ajo duhet të ketë vendin e saj në radhën e aspekteve me rëndësi.

Kohët e fundit më është ofruar një mundësi fitimprurëse biznesi që kërkonte udhëtime të gjata. Pasi e diskutova këtë angazhim të mundshëm me gruan time, u bë e qartë se do të isha larg nga San Antonio për disa muaj në vit. Për shkak se e vlerësoj kohën time me familjen, vendosa ta refuzoj këtë ofertë pune. Ky vendim për refuzim ishte i lehtë për t’u marrë kur e gjithë tabloja e besimit, familjes dhe punës erdhi në fokus.

Shpresë

Kohët e fundit kam vizituar varrin e një anëtari të familjes. Para se të mbërrija në varrin e tij në këtë mëngjes fundjave me mjegull, më tërhoqi vëmendjen shkrimi në një gur varri.

Shkruante, “Kthimi në shtëpi”.

Kur lexova ato fjalë, ndjeva menjëherë paqen për individin. Shtëpia është një vend kaq i bukur. Për atë person, të kthehesh në shtëpi do të thoshte shkuarje në parajsë.

Për mua, unë jam ende në këtë tokë të bukur dhe shtëpia nënkupton familjen time. Në shtëpinë tonë ka paqe dhe qetësi. Ka dashuri, shpresë dhe besim.

Shtëpia ime është një vend ku njerëzit më duan dhe duan të jenë me mua, pavarësisht nga të metat dhe gabimet e mia në të kaluarën. Gruaja dhe fëmijët e mi e vlerësojnë atë që bëj për ta, qofshin ato edhe gjëra të vogla.

Mendoj se viti 2022 do të jetë një vit i mrekullueshëm, kryesisht sepse e përkufizoj vlerën sot ndryshe nga vitet e kaluara.

Zoti na dhashtë të mira.

_____________________________________

Citate Frymëzuese

Shfrytëzoj këtë mundësi për të ndarë me ju disa citate frymëzuese.

Rrethanat tuaja aktuale nuk përcaktojnë se ku mund të shkoni; ato thjesht përcaktojnë se nga filloni.” – Nido Qubein

Sot e mbylla derën e të kaluarës, hapa derën e të ardhmes, mora frymë thellë, bëra një hap përpara dhe nisa një kapitull të ri në jetën time.” – Autori i panjohur

_____________________________________

Detyrë shtëpie

Oh … si profesor në zemër, e keni marrë me mend, unë kam një pyetje për ju si detyrë shtëpie. Kjo është një pyetje e fuqishme që thjesht mund t’ju nxisë të ndërmerrni veprime për diçka që ka vërtet rëndësi në jetën tuaj.

Çfarë ju frymëzon të jeni vetja juaj më e mirë?

_____________________________________

Dr. Jimmie Flores filloi karrierën e tij të mësimdhënies në Houston Community College në vitin 1991. Gjatë 30 viteve të fundit, ai ka mbajtur poste mësimdhënie dhe drejtuese në universitete të ndryshme. Si edukator, ai është i përkushtuar t’u ofrojë studentëve të tij njohuritë dhe ekspertizën që bëjnë ndryshimin në mjedisin e sotëm dinamik dhe kompleks.

_____________________________________

Shënim: Artikulli u publikua fillimisht nga Dr. Jimmie Flores në sajtin e tij personal http://www.drjimmieflores.com më 29 Dhjetor 2021. Është riprodhuar në këtë blog me lejen e autorit.

_____________________________________

Kërkoj ndjesë për çdo lëshim të paqëllimtë në përkthim dhe përshtatje.

Shpresoj të jetë artikull i duhur.

Bekim Dauti [përktheu dhe përshtati]

Anketë: A mendoni se prindërit duhet të jenë të angazhuar racionalisht në procesin e mësimit të fëmijëve?

prinderit-dhe-femijet

Prindërit duhet po ashtu të mësojnë në mënyrë që ti udhëzojnë fëmijët e tyre (Homefinder, 2013)

Ndodhemi në kohën kur mësimet e gjysmë vjetorit të parë në shkollat fillore të mesme kryesisht kanë përfunduar apo janë në përfundim e sipër. Natyrisht, karakteristikë e kësaj periudhe janë kumtimet e suksesit të nxënësve. S’ka mëdyshje se tradita shkollore thotë që mësimdhënësit duhet të angazhohen në ndarjen e diturisë, siç edhe nxënësit duhet të përpiqen në mësimnxënie. Zaten dhe suksesi nuk duhet të mungoj! Por, në realitet gjërat duken pak më ndryshe. Përderisa, me aq sa munden mësimdhënësit dhe fëmijët po i kryejnë detyrat e tyre, të bënë përshtypje roli i prindërve. Tek këta të fundit, si asnjëherë më parë, është rritur “apetiti për notën pesë (5) dhe suksesin e shkëlqyeshëm“. Përderisa është e natyrshme që prindërit të dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre, njëkohësisht do të ishte jo e natyrshme që me çdo kusht të marrin notat pesë edhe nëse ato nuk i meritojnë!

Në lidhje me përfshirjen racionale të prindërve në procesin e mësimit të fëmijëve si edhe kontributin e tyre në suksesin e përgjithshëm të tyre përgjatë një viti shkollor e po ashtu edhe në ciklin jetësor të edukimit të tyre, artikujt në vijim flasin për detyrat dhe përgjegjësitë pragmatike të prindërve në raport me mësimin nga ana e fëmijëve:

  • Përcaktimi i suksesit si prind – i sugjeron prindërit që “kontrollin” nga përshkrimi i detyrave prindërore ta zëvendësojnë me “validimin dhe përkujdesin.” Njëkohësisht, i rekomandon prindërit që duhet po ashtu të mësojnë vazhdimisht edhe ata në mënyrë që ti udhëzojnë fëmijët e tyre.
  • 10 mënyrat për ti motivuar fëmijët që të mësojnë – ua tërheq vëmendjen prindërve që nëse dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë nxënës të shkëlqyeshëm në mësime, atëherë të mos e kufizojnë mësimin vetëm në shkollë por edhe jashtë saj. Kështu, listohen 10 mënyrat për ti motivuar fëmijët që të mësojnë duke filluar nga: 1. Plotësimi i botës së fëmijëve me lexim e deri tek 10. Kthejini ngjarjet e përditshme në mundësi për të mësuar.

Atëherë, meqë edhe në duam që nxënësit tanë të jenë të edukuar mirë dhe të suksesshëm në shkollë dhe jetë, atëherë përmes anketës në vijim shpreheni opinionin tuaj në lidhje me pyetjen se a mendoni se prindërit duhet të jenë të angazhuar racionalisht në procesin e mësmit të fëmijëve?

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Books @Amazon Kindle Store