Mori Paratë, Por Zero Vlera

“Nëse nuk u përmbaheni vlerave tuaja kur ato testohen, ato nuk janë vlera, janë hobi.”

Job Stewart

Disa ditë më parë, isha ulur në ordinancën e një mjeku duke pritur që të më thërrisnin emrin. Duhet të ketë një mënyrë për të përmirësuar procesin e caktimit të terminit për pacient për të eliminuar këto pritje të gjata, por kjo është një temë tjetër dhe për një ditë tjetër.

Ndërsa u ula atje në cep të dhomës, lexova disa e-Posta në iPhone. Në një moment, u hutova nga një bisedë që po zhvillohej nga një burrë që po fliste me një pacient tjetër që po ashtu priste.

MASHKULLI: “Shpresoj që ky operacion në gju të përfundojë dhe që të ndihem më mirë më pas.”

FEMRA: “Jam e sigurt që do të ecën mirë operacioni. Këta mjekë duket se e dinë se çfarë po bëjnë, veçanërisht me gjithë teknologjinë që po përdorin tani.”

MASHKULLI: “Po ashtu, kam vendosur që ta përmirësoj qasjen në jetën time dhe me të edhe mënyrën e të jetuarit. I kisha të gjitha paratë, por problemi ishte se kisha zero vlera. Dua të them … isha egoist, kujdesesha vetëm për suksesin material dhe gjithmonë duhej të kisha të drejtë.

FEMRA: “Mos harroni tani … ky operacion në gju do të kujdeset vetëm për gjurin tuaj dhe nuk do të riparojë asnjë nga ato vlera të çmendura.
Të dy qeshën dhe vazhduan bisedën miqësore.

Mësuesi
Kjo histori më kujton profesionin e mësuesit. Siç mund ta dini, të bëhesh një edukator me orarë pune të plotë nuk ka të ngjarë të japë pasuri të konsiderueshme monetare.

Megjithatë, edukatorët e suksesshëm e dinë se ndikimi që ata kanë tek studentët e tyre është i pamatshëm. Për ta realizuar këtë, ata duhet të udhëheqin me vlera pozitive, si ndjenja e shpresës për studentët, respekti dhe përgjegjësia reciproke, dhembshuria për të gjithë nxënësit dhe përkushtimi për zhvillimin profesional.

Unë kundër Ne
Si profesor për më shumë se 30 vjet, kam mësuar se është e rëndësishme t’u përforcohet studentëve rëndësia për t’u bërë një person i plotë.

Unë u përmend atyre se, për pjesën më të madhe të jetës sime, kam pasur një perspektivë “unë“. Gjithashtu, unë munda të kisha një karrierë të suksesshme biznesi për dallim nga ai i edukatorit, që do të thoshte se kërkimi i parasë ishte një temë dominuese për mua. Kjo nënkuptonte që unë injoroja njerëzit më të rëndësishëm në jetën time.

Gjithashtu u përmend studentëve se besimi në Zotin më ka siguruar durimin, stabilitetin dhe përulësinë për të qenë një mësues më i mirë. Sot, kur hyj në klasë, mendoj shumë më pak për vlerësimin e detyrave të kursit dhe notimin në përgjithësi dhe shumë më tepër për ndikimin afatgjatë që do të kem te studentët e mi.

Jam i vetëdijshëm që për të qenë një person më i mirë dhe i kualifikuar në profesionin tim, është e rëndësishme të kërkoj mundësi për të përmirësuar aftësitë e mia. Për këtë arsye, është kritike që unë të praktikoj vlerën e përkushtimit ndaj përsosmërisë.

Përderisa disa nga synimet e mia janë të përqendruara në përmirësimin e vetvetes, nuk ka dyshim se përfitimet do të ndjehen nga ata që më rrethojnë, veçanërisht familja ime, miqtë dhe studentët.

_____________________________________

Citate Frymëzuese

Hapni krahët për të ndryshuar, por mos i lini të shkojnë vlerat tuaja.” – Dalai Lama

Kisha zgjedhur ta përdor punën time si pasqyrim të vlerave të mia.” – Sidney Poitier

_____________________________________

Detyrë shtëpie

Oh … si profesor në zemër, e keni marrë me mend, unë kam një pyetje për ju si detyrë shtëpie. Kjo është një pyetje e fuqishme që thjesht mund t’ju nxisë të ndërmerrni veprime për diçka që ka vërtet rëndësi në jetën tuaj.

Cilat vlera ju përcaktojnë?

_____________________________________

Dr. Jimmie Flores filloi karrierën e tij të mësimdhënies në Houston Community College në vitin 1991. Gjatë 30 viteve të fundit, ai ka mbajtur poste mësimdhënie dhe drejtuese në universitete të ndryshme. Si edukator, ai është i përkushtuar t’u ofrojë studentëve të tij njohuritë dhe ekspertizën që bëjnë ndryshimin në mjedisin e sotëm dinamik dhe kompleks.

_____________________________________

Shënim: Artikulli u publikua fillimisht nga Dr. Jimmie Flores në buletinin e tij please share this link with others! më 8 Nëntor 2023. Është riprodhuar në këtë blog me lejen e autorit.

_____________________________________

Kërkoj ndjesë për çdo lëshim të paqëllimtë në përkthim dhe përshtatje.

Shpresoj të jetë artikull i duhur.

Bekim Dauti [përktheu dhe përshtati]

Anketë: A mendoni se kremtimi i semi-maturës dhe i maturës duhet të reformohen?

Ceremonia e diplomimit

Figura 1. Kapela dhe diploma e ceremonisë së diplomimit (Madison Metropolitan School District, 2016)

Ndodhemi në pjesën e vitit kur pedagogët dhe nxënësit e shkollave të mesme të ulëta (ish-shkollat fillore), respektivisht të shkollave të mesme të larta (ish-shkollat e mesme) fillojnë përgatitjet e tyre për kremtet e semi-maturës dhe të maturës. S’ka mëdyshje se të dy këto ngjarje janë të rëndësishme në jetën edukative të pedagogëve dhe nxënësve, porse edhe përkundër reformave të shumta të arsimit në shoqërinë tonë, duket sikur kremtimi i semi-maturës, respektivisht maturës vazhdon të jetë ai “tradicional”! Vetvetiu lind pyetja që nëse e kremtja e semi-maturës dhe e maturës i dedikohet nxënësve dhe organizohen për nxënësit, atëherë vallë përse institucionalisht nuk janë reformuar këto kremte? Pavarësisht, meqë edhe në duam që nxënësit tanë të jenë të edukuar mirë dhe të suksesshëm në jetë, atëherë përmes anketës në vijim shpreheni opinionin tuaj në lidhje me pyetjen se a duhet të reformohen formatet ekzistuese të kremteve të semi-maturës dhe maturës nëpër shkolla?

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog