Shkarko falas e-Librin: Sistemi Operativ i Rrjetit (Windows Server 2012)

Nga data 28 Qershor 2016 e deri më 02 Korrik 2016, përmes Amazon Kindle Store shkarko falas e-Librin: Sistemi Operativ i Rrjetit (Windows Server 2012)

Për kënd është ky e-Libër?

Ky e-Libër i dedikohet të gjithë lexuesve të cilët bëjnë hapat e parë ose tashmë i kanë bërë ato në fushën e sistemeve operative për rrjete kompjuterike. Krahas informimit dhe ndarjes së diturisë, qëllimi i këtij e-Libri është që të kontribuoj në ngritjen e njohurive profesionale në shoqërinë tonë.

e-Kursi - Windows Server 2012

Sistemi Operativ i Rrjetit: Windows Server 2012

  • Madhësia e Skedarit: 1789 KB
  • Numri i Faqeve: 91
  • Përdorim i Njëkohshëm: Pakufizuar
  • Botuesi: Bekim Dauti; Botimi i Parë
  • Data e Publikimit: 21 Shkurt 2016
  • Ofruesi i Shërbimit: Amazon Digital Services LLC
  • Gjuha: Shqipe

Përmbajtja:

Hyrje
Kapitulli 1: Çfarë është sistemi operativ i rrjetit?
Kapitulli 2: Cilat janë shërbimet në rrjetet kompjuterike?
Kapitulli 3: Windows Server, Linux Server dhe Mac OS X Server
Kapitulli 4: Instalimi i Windows Server 2012
Kapitulli 5: Çfarë është Active Directory?
Kapitulli 6: Ndarja e skedarëve dhe pajisjeve periferike
Kapitulli 7: Konfigurimi i serverit të uebit përmes IIS
Kapitulli 8: Virtualizimi me anë të Hyper-V
Kapitulli 9: Administrimi i avancuar
Kapitulli 10: Veglërit për zgjidhjen e problemeve në rrjet
Shtojca A: Si ta përmirësoni sistemin operativ aktual me Windows 10?
Shtojca B: Instalimi dhe Risitë në Windows Server 2016

Faleminderit!

Faleminderit për kohën dhe konsideratën tuaj për të lexuar e-Librin tim! Në qoftë se ju ka pëlqyer ky e-Libër dhe dëshironi të merrni pjesë aktive në përmirësimin e mëtutjeshëm të këtij e-Libri, atëherë dërgoni:

  • propozimet
  • sugjerimet dhe
  • vërejtjet tuaja

në e-Postën BekimDauti@BekimDauti.com. Me shumë kënaqësi do ti lexoj dhe do të përpiqem ti përfshijë në ribotimet e radhës.

 

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Books @Amazon Kindle Store

Windows 10: Shkarko falas e-Librat nga Microsoft Press

Librat elektronikë (e-Librat) të Microsoft Press ofrohen në dispozicion në formatet si PDF, EPUB dhe Mobi për Kindle. Gjej më shumë e-Libra dhe libra për trajnim në The Microsoft Press Store.

  1. Introducing Windows 10 for IT Professionals, Technical Overview

Windows 10

Ky udhëzues, nga Ed Bott autor i vlerësuar me shumë çmime si dhe ekspert në Windows, prezanton më të rejat e Windows 10 duke ofruar një pasqyrë praktike të nivelit të lartë për IT profesionistët. Ky botim u shkrua pas lëshimit të Windows 10 versioni 1511 në Nëntor 2015 dhe përfshin të gjitha karakteristikat e tij. Qëllimi i këtij libri është që të ju ndihmojë të kuptoni se çfarë ka të re në Windows 10, me një theks të veçantë në karakteristikat që janë të ndryshme nga versionet e Windows që ju dhe organizata tuaj janë duke i përdorur sot.

2. Deploying Windows 10: Automating deployment by using System Center Configuration Manager

System Center

Mesoni sesi instalohet Windows 10 me këshillat dhe praktikat më të mira nga ekspertë të fushës. Ky udhëzues ju tregon sesi mund ta instaloni Windows 10 në mënyrë të automatizuar pa ndërhyrjen e përdoruesit përfundimtarë përmes përdorimit të System Center Configuration Manager, i cili është produkti më i përdorur për të shpërndarë sistemet operative të Microsoft në industri në ditët e sotme.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog

e-Libri “Siguria e Rrjeteve Kompjuterike: Teknikat dhe Teknologjitë” @ Amazon Kindle Store

Të dashur lexues,

e-Libri “Siguria e Rrjeteve Kompjuterike: Teknikat dhe Teknologjitë” synon të paraqes hyrjen në sigurinë e sistemeve kompjuterike përmes teknikave dhe teknologjive të sigurisë së rrjeteve kompjuterike. Duke pas parasysh faktin se ditë e më shumë në Internet lexojmë raporte për shkelje të intimitetit dhe thyerje të sigurisë të sistemeve kompjuterike, andaj uroj që ky e-Libër sado pak të luan rolin e informatorit për rëndësinë e sigurisë qoftë individuale deri sa lundrojmë në Internet apo të sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike të bizneseve.

Cover Page

Për të gjithë të interesuarit, e-Libri “Siguria e Rrjeteve Kompjuterike: Teknikat dhe Teknologjitë” ofrohet përmes Amazon Kindle Store.

Faleminderit për kohën dhe konsideratën tuaj për të lexuar e-Librin tim! Në qoftë se ju pëlqen ky e-Libër dhe dëshironi të merrni pjesë aktive në përmirësimin e mëtutjeshëm të këtij e-Libri, atëherë dërgoni:

  • propozimet
  • sugjerimet dhe
  • vërejtjet tuaja

në e-Postën BekimDauti@BekimDauti.com. Me shumë kënaqësi do ti lexoj dhe do të përpiqem ti përfshijë në ribotimet e radhës.

paqe dhe shëndet,

Bekimi