Trajnimi “Hyrje në Rrjetet Kompjuterike”

Rrjet kompjuterik është një grup i kompjuterëve të lidhur me njëri tjetrin me qëllim të ndarjes së resurseve.

Po që se bëjmë një kërkim për fjalën rrjet në fjalorin Merriam-Webster, do të gjejmë përkufizimin se “rrjet është një grup i njerëzve ose organizatave që janë të lidhura ngushtë dhe se punojnë me njëri tjetrin.” Po në fjalorin Merriam-Webster, hasim edhe shprehjen rrjetëzim që definohet si “shkëmbim i informacionit apo i shërbimeve mes individëve, grupeve apo institucioneve.” Meqë po flasim për kompjuterët, atëherë del që në rastin tonë janë kompjuterët që përbejnë rrjetin kompjuterik dhe jo njerëzit. Ndërsa, kur flasim për resurset, zakonisht ato i zbërthejmë në të dhëna, shërbime të rrjetit dhe pajisje periferike. Pra secili që ka përvojë me rrjete kompjuterike, ka parë se shumë lehtë është të ndash skedarë, aplikacione, printerë dhe pajisje të tjera periferike në rrjetet kompjuterike.

Si realizohet rrjeti kompjuterik?

Gjithsesi, që pjesa më e bukur e rrjeteve kompjuterike është si të realizosh një të tillë? Realizimi i rrjetit kompjuterik është ngushtë i lidhur për definicionin e tij. Pra duke e ditur se kemi të bëjmë me grup të kompjuterëve, atëherë kriteri për të realizuar një rrjet kompjuterik është që duhet të jenë dy apo më shumë kompjuter. Varësisht nga numri i kompjuterëve në rrjet dhe i mënyrës se si i qasin ata resurset në rrjetë, atëherë edhe bëhet kategorizimi i llojeve të rrjeteve kompjuterike.

Llojet e rrjeteve kompjuterike

Gjithçka nisi si nevojë e ndarjes së resurseve. Kështu, nevoja për të lidhur dhe ndërlidhur më shumë kompjuter dhe lokalitete në rrjetet kompjuterike rezultoi në vetvete me nevojën për të përcaktuar topologjitë, arkitekturat, teknologjitë dhe kategoritë e rrjeteve kompjuterike. Në këtë mënyrë lindën rrjetet kompjuterike si: rrjeti i hapësirës personale (PAN), rrjeti i hapësirës lokale (LAN), rrjeti i hapësirës së qytetit (MAN) dhe rrjeti i hapësirës së gjerë (WAN).

Trajnimi “Hyrje në Rrjetet Kompjuterike”

Në këtë trajnim do të mësoni për Rrjetet Kompjuterike i cili i dedikohet të gjithëve të interesuarve të cilët duan të bëjnë hapat e parë ose tashmë i kanë bërë ato në fushën e rrjeteve kompjuterike. Trajnimi është i organizuar nga video-materialet të cilat shpjegojnë në detaje një koncept të caktuar të ndërlidhur për rrjetet kompjuterike. Video-materialet ofrohen nga platforma e YouTube, të cilat me anë të aplikacioneve të treta edhe mund ti shkarkoni dhe ti ruani në kompjuterin tuja personal dhe kështu ti shikoni jashtë linje (Anglisht: off-line) sa herë që dëshironi. Ju mund ti shikoni sipas dëshirës tuaj video-materialet, porse për të qenë më të suksesshëm me trajnimin “Hyrje në Rrjetet Kompjuterike”, ju sugjeroj që ti shikoni sipas renditjes në vijim.

Mësimi 1: Çka është rrjeti kompjuterik?

Mësimi 2: Llojet e rrjeteve kompjuterike

Mësimi 3: Topologjia fizike dhe logjike

Mësimi 4: Komponentët e rrjetit kompjuterik

Mësimi 5: Protokollet e komunikimit në rrjetet kompjuterike

Mësimi 6: Modelet OSI dhe TCP/IP

Mësimi 7: Adresat IP dhe Nën-rrjetëzimi

Mësimi 8: Arena e madhe e Internetit

Shpresoj të jetë trajnim i duhur për ju. Shëndet dhe suksese.

Bekimi

Amazon | Blogu | Facebook | Packt Publishing | LinkedIn | Twitter | YouTube

 

e-Kursi: Rrjeti Kompjuterik

e-Kursi - Rrjeti Kompjuterik

I dashur lexues, qëllimi i këtij e-Kursi është që të ju paraqes hyrjen në rrjetet kompjuterike përmes definicioneve, koncepteve, llojeve si dhe teknikave dhe teknologjive të realizimit të rrjeteve kompjuterike. Duke pas parasysh faktin se jetojmë në epokën e Internetit ku telefoni juaj i mençur, tableti apo kompjuteri juaj qoftë në shtëpi apo në punë është i lidhur për këtë rrjet kompjuterik global, atëherë dikush më pak e dikush më shumë sfidohemi nga kureshtja se çfarë është Interneti? Atëherë, për tu përgjigjur në këtë dhe shumë pyetje të tjera të ndërlidhura me rrjetet kompjuterike, për ju ofrohet ky e-Kurs i cili në mënyrë modeste mëton të përmbaj përgjigjet për rrjetet kompjuterike në arenën e madhe të Internetit.

Përmbajtja:

e-Mësimi 1: Çka është rrjeti kompjuterik?

e-Mësimi 2: Llojet e rrjeteve kompjuterike

e-Mësimi 3: Topologjia fizike dhe logjike

e-Mësimi 4: Komponentët e rrjetit kompjuterik

e-Mësimi 5: Protokollet e komunikimit në rrjetet kompjuterike

e-Mësimi 6: Modelet OSI dhe TCP/IP

e-Mësimi 7: Adresat IP dhe Nën-rrjetëzimi

e-Mësimi 8: Arena e madhe e Internetit

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Book: Windows Server 2012 R2

Komponentët e rrjetit kompjuterik

Fito diturinë dhe ndaje atë me njerëzit.” Muhamedi (paqja qoftë mbi të)

Në publikimet paraprake, përmendëm termat si kompjuterët, pajisjet periferike, mediumet për transmetim të të dhënave, pajisjet e rrjetit, teknologjitë e komunikimit, llojet dhe topologjitë e rrjeteve kompjuterike. Këto dhe shumë të tjera përbëjnë komponentët e rrjetit kompjuterik, ndaj në këtë kapitull, do të njihemi me komponentët tjera të rrjetit.

Komponentët e rrjetit kompjuterik

Kur flitet për komponentët e rrjetit kompjuterik, kryesisht kemi të bëjmë me një koncept të gjerë të elementeve që e përbëjnë një rrjetë kompjuterike. Zakonisht, kompjuterët dhe pajisjet periferike janë vetëm disa nga komponentët e njohura të rrjetit kompjuterik për shumicën e njerëzve. Por, krahas kompjuterëve, pajisjeve periferike dhe komponentëve të përmendura në kapitujt paraprak, një rrjetë kompjuterike e përbëjnë edhe komponentët tjera si: arkitektura e rrjetit, teknologjia e qasjes së të dhënave, protokollet e komunikimit, sistemet operative të rrjetit dhe të tjera.

    • klientët – janë kompjuterët të cilët përmes rolit aktiv të tyre qasin resurset që ofron rrjeti kompjuterik në të cilin këta kompjuter marrin pjesë.
    • serverët – janë kompjuterët të cilët përmes rolit aktiv të tyre ofrojnë resurset në rrjetin kompjuterik në të cilin këta kompjuter marrin pjesë.
    • mediumi i rrjetit – apo mediumi për transmetim që shpesh quhet edhe kanali apo linja e komunikimit janë kabllot si: çiftet e përdredhura, koaksial dhe fibri optik që përdoren për të ndërlidhur kompjuterët, serverët, pajisjet periferike dhe pajisjet e rrjetit në mes veti. Në rastin e teknologjive të komunikimit pa kabllo medium i transmetimit është ajri. Këto pajisje kanë rol pasiv në rrjetin kompjuterik.
    • ndërfaqësi i rrjetit – janë pajisje si kartela e ndërfaqësit të rrjetit (në Ang. Network Interface Card – NIC) dhe portat në pajisjet e rrjetit të cilat mundësojnë që klientët, serverët, pajisjet periferike dhe pajisjet e rrjetit të komunikojnë në mes veti. Këto pajisje kanë rol pasiv në rrjetin kompjuterik.
    • pajisjet periferike – janë printerët, skanerët, hapësirat për ruajtjen e të dhënave në rrjet (në Ang. Storage Area Network – SAN) dhe çdo pajisje tjetër periferike që ofron resurse për klientët qoftë përmes linjës së pavarur të komunikimit apo si pajisje e ndarë në rrjetë nga klientët apo serverëve. Këto pajisje kanë rol pasiv në rrjetin kompjuterik.
    • aplikacionet dhe të dhënat e ndara – janë komponente virtuale të rrjetit që përfaqësojnë aplikacionet dhe skedarët e ndarë në rrjet e që zakonisht ofrohen nga serverët. Këto komponente kanë rol pasiv në rrjetin kompjuterik.
    • habi dhe ndërruesi – (në Ang. hub dhe switch) janë komponente qendrore të rrjetit që mundësojnë ndërlidhjen dhe komunikimin në mes të klientëve, serverëve dhe pajisjeve periferike. Habat konsiderohen të jenë pajisje pasive ose aktive, ndërsa ndërruesi është pajisje aktive.
    • rrugëzuesi – (në Ang. router) është komponentë e rrjetit që mundëson rrugëtimin e të dhënave nga një rrjetë e hapësirës lokale (LAN) deri në Internet dhe anasjelltas. Rrugëzuesi ka rol aktiv në rrjetin kompjuterik.

Figura 1. Komponentët e rrjetit kompjuterik (Slideshare, 2010)
Figura 1. Komponentët e rrjetit kompjuterik (Slideshare, 2010)

Arkitekturat e rrjtit kompjuterik

Nëse llojet e rrjeteve kompjuterike merren me mbulueshmërinë e hapësirës ndërsa topologjitë fizike dhe logjike me strukturën fizike dhe logjike të rrjetit kompjuterik, atëherë arkitektura e rrjetit kompjuterik paraqet dizajnin e rrjetit kompjuterik i cili mundëson që komponentët e rrjetit kompjuterik të komunikojnë në mes tyre. Kryesisht, në rrjetat kompjuterike dallohen dy lloje të arkitekturave si në vijim:

Figura 2. Arkitekturat e rrjetit kompjuterik (GigaTribe, p.d.)
Figura 2. Arkitekturat e rrjetit kompjuterik (GigaTribe, p.d.)
  • rrjeti i kompjuterëve homologë – (në Ang. peer-to-peer) është rrjetë kompjuterike në të cilin kompjuterët pjesëmarrës në rrjetë nuk kanë rol të paracaktuar por varësisht nga funksioni i momentit kohor i ndërrojnë rolet nga klient në server dhe anasjelltas nga serveri në klient. Për shembull, nëse kompjuteri A fillon të qasë të dhënat në kompjuterin B, atëherë kompjuteri A është klienti ndërsa kompjuteri B është serveri. Pas pak, nëse kompjuteri B fillon të qasë të dhënat në kompjuterin A, atëherë ndërrojnë rolet ashtu që kompjuteri B bëhet klienti dhe kompjuteri A është serveri.
  • rrjeti i klientëve dhe serverëve – (në Ang. client/server) është rrjet kompjuterik në të cilin kompjuterët pjesëmarrës në rrjet i kanë të paracaktuara rolet. Pra kemi të bëjmë me rrjetë kompjuterike në të cilën dihet se cilët janë klientët të cilët qasin resurse në rrjet dhe se cilët janë serverët të cilët ofrojnë resurse në rrjet. Pra kemi të bëjmë me rrjetë kompjuterike në të cilën ndodhen serverët e dedikuar për ofrim të resurseve në rrjet.

Sistemet operative të rrjetit kompjuterik

Sistemi operativ i rrjetit (në Ang. Network Operating System – NOS) është një softuer i cili ofron, administron, mirëmban dhe siguron resurset në rrjetë. Pra, ai duhet të jetë i aftë të ndan skedarë dhe aplikacione, të ofron shërbimet e uebit, të e-Postës, të bazave të të dhënave, të mundësojë apo të mohon qasjen në resurse, të administron përdoruesit dhe kompjuterët, të ofroj veglëri për konfigurimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e resurseve, si edhe funksione të tjera që ndërlidhen me resurset në rrjetë. Kështu, kuptojmë që sistemi operativ i rrjetit është një komponentë e rëndësishme që mundëson menaxhimin e rrjetit kompjuterik. Nga sistemet operative që ofrohen sot në treg si: Windows, Linux dhe OS X, të gjitha versionet e tyre konsiderohen të jenë sisteme operative të rrjetit. Natyrisht, në rast se dëshironi të përfitoni nga të gjitha tiparet që ofrojnë këto sisteme operative të rrjetit atëherë duhet të përcaktoheni për versionet e tyre për serverë.

Figura 3. Sistemet operative të rrjetit
Figura 3. Sistemet operative të rrjetit

Mediumet e rrjetit kompjuterik

Varësisht se a bëhet fjalë për medium fizik (me kabllo) apo valor (pa kabllo), kryesisht përdoren teknologjitë në vijim për bartjen e të dhënave në rrjetet kompjuterike dhe të telekomunikimit:

  • çiftet e përdredhura – (në Ang. twisted pair) është kabllo e cila përmban katër çifte të përdredhura prej bakrit. Gjithsejtë janë tetë fije ku secila ka ngjyrat e përcaktuara. Kryesisht përdoret për realizimin e rrjetave të hapësirave lokale (LAN).
  • koaksial – është kabllo e bakrit që paraqitet në dy forma: koaksial i hollë me gjatësi deri në 185m dhe koaksial i trashë me gjatësi deri në 500m. Në të kaluarën është përdorur për realizimin e rrjetave me topologji fizike magjistrale dhe unazë, por në ditët e sotme kryesisht përdore për bartjen e sinjalit video.
  • fibri optik – është kabllo e qelqit nëpër të cilin bartet drita. Paraqitet në dy forma të bartjen së dritës: me një mënyrë të vetme dhe me shumë mënyra. Zakonisht gjatësia e këtij mediumi sillet në distancat nga 2 km e deri në 50 km. Krahas përdorimit të madh në rrjetat e hapësirave të gjera (WAN), sot me të madhe përdoret edhe për realizimin e rrjetave të fibri deri në shtëpi (në Ang. Fiber to the Home – FTTH).
Figura 4. Mediumi i rrjetit me kabllo (Fiberstore, 2014)
Figura 4. Mediumi i rrjetit me kabllo (Fiberstore, 2014)
  • infra të kuqe dhe bluetooth – teknologji pa kabllo për bartjen e të dhënave në distanca të shkurtra që përdorë rrezet infra të kuqe. Punon në principin e linjës së pamjes. Meqë nuk mund të transmeton përtej mureve, së fundmi është zëvendësuar nga teknologjia bluetooth që po ashtu operon në distanca të shkurtra.
  • radio valë – apo ndryshe edhe rrezatimi elektromagnetik përdorë valët elektromagnetike me gjatësi valore më spektër më të gjatë se rrezet infra të kuqe. Meqë operojnë në frekuenca të ndryshme, atëherë mundësojnë mbulueshmëri të madhe të hapësirave. Kanë gjete aplikim në rrjetet e hapësirave të gjera (WAN).
  • satelit – aty ku nuk arrijnë valët infra të kuqe, bluetooth dhe radio valët, do të arrijnë sinjalet satelitore. Për dallim nga teknologjitë paraprake pa kabllo, teknologjia satelitore përdorë spektër të gjerë të gjatësive valore dhe të frekuencave. Vlerësohet të jenë më shumë se 2000 satelitë në orbitën e tokës që mundësojnë telekomunikimet gjithandej globit.
Figura 5. Spektri elektromagnetik (ITU EMF Guide, p.d.)
Figura 5. Spektri elektromagnetik (ITU EMF Guide, p.d.)

Konkluzioni

Sa herë që pranojmë një e-Postë, një thirrje në celular, apo bëjmë një kërkim të informatës në Internet formohet përshtypja e një procesi të thjeshtë të komunikimit. Mbase kjo ndjesi mund të jetë rezultat i shpejtësisë së komunikimit që teknologjitë e sotme të komunikimit bëjnë të mundur! Pavarësisht, po të shikojmë me hollësi komponentët që e përbëjnë rrjetin kompjuterik dhe të telekomunikimit kuptojmë që bëhet fjalë për një sistem të komunikimit sa masiv në sasi e po aq edhe kompleks në përbërje.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi