Shkarko falas e-Librin: Sistemi Operativ i Rrjetit (Windows Server 2012) @ Amazon Kindle Store

Nëse keni menduar të bëni hapat e parë në botën e Windows Server, apo aktualisht po merreni profesionalisht me Windows Server, atëherë mos humbisni mundësinë që:

nga 6 Gusht 2017 e deri më 10 Gusht 2016

përmes Amazon Kindle Store ta shkarkoni falas e-Librin:

Sistemi Operativ i Rrjetit: Windows Server 2012

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Books @Amazon Kindle Store

Advertisements

Të mësojmë Windows Server: Çfarë është sistemi operativ i rrjetit?

Në vijim është një kapitull nga e-Libri Sistemi operativ i rrjetit: Windows Server 2012. Lexim të këndshëm.

“Përkufizimi i një “sistemi operativ” është i detyruar të zhvillohet me kërkesat e konsumatorëve dhe mundësitë teknologjike.” Virginia Postrel

Para se ta përkufizojmë definicionin për sistemin operativ të rrjetit, fillimisht do të njihemi me termat softuer dhe sistem operativ në përgjithësi për tu njohur pastaj me sistemin operativ të rrjetit në veçanti. Po që se bëjmë një kërkim për fjalët softuer dhe sistem operativ në fjalorin Merriam-Webster, do të gjejmë përkufizimet se “programe që ekzekutohen në një kompjuter dhe kryejnë funksione të caktuara” si dhe “programi kryesor në një kompjuter që kontrollon mënyrën se si kompjuteri punon dhe bën të mundur për programe të tjera të funksionojnë.” Ndërsa në Dictionary.com e gjejmë përkufizimin e sistemit operativ të rrjetit që definohet si “një sistem operativ i cili përfshin softuerin për të komunikuar me kompjuterë të tjerë nëpërmjet një rrjeti.” Që të gjitha këto përkufizime do të na ndihmojnë që në rreshtat në vijim në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe konkrete ta shpjegojmë gjerësisht sistemin operativ të rrjetit.

Çfarë është një rrjet kompjuterik?

Meqë po flasim për kompjuterët, atëherë na del që në rastin tonë janë kompjuterët që përbejnë rrjetin kompjuterik dhe jo njerëzit. Kështu, rrjetë kompjuterike është një grup i kompjuterëve të lidhur me njëri tjetrin me qëllim të ndarjes së resurseve. Kur flasim për resurset, zakonisht ato i zbërthejmë në të dhëna, shërbime të rrjetit dhe pajisje periferike. Pra secili që ka përvojë me rrjete kompjuterike, ka parë se shumë lehtë është të ndash skedarë, aplikacione si dhe printerë dhe pajisje të tjera periferike në rrjetet kompjuterike. Në figurën 1 është paraqitur rrjeti kompjuterik dhe pajisjet pjesëmarrëse në të.

Figura1

Figura 1. Rrjeti kompjuterik dhe pajisjet e rrjetit

Çfarë është sistemi operativ i rrjetit?

Sistemi operativ i rrjetit (në Ang. Network Operating System – NOS) është një softuer i cili ofron, administron, mirëmban dhe siguron resurset në rrjetë. Pra, ai është “i aftë” të ndan skedarë dhe aplikacione, të ofron shërbimet e uebit, të e-Postës, të bazave të të dhënave, të mundësojë apo të mohon qasjen në resurse, të administron përdoruesit dhe kompjuterët, të ofroj veglëri për konfigurimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e resurseve, si edhe funksione të tjera që ndërlidhen me resurset në rrjetë.  Kështu, kuptojmë që sistemi operativ i rrjetit është një komponentë e rëndësishme që mundëson menaxhimin e resurseve dhe të shërbimeve të rrjetit kompjuterik. Nga sistemet operative që ofrohen sot në treg si: Windows, Linux dhe OS X, të gjitha versionet e tyre konsiderohen të jenë sisteme operative të rrjetit. Natyrisht, në rast se dëshironi të përfitoni nga të gjitha tiparet që ofrojnë këto sisteme operative të rrjetit atëherë duhet të përcaktoheni për versionet e tyre për server.

Figura2

Figura 2. Disa nga sistemet operative për rrjete

Konkluzioni

Janë dy komponentët kryesore të tij si hardueri dhe softueri që i japin kuptim dhe funksionalitet një kutie siç është kompjuteri. Padyshim që kompjuteri paraqet një inovacion që revolucionarizoi teknologjinë duke hapur rrugën për inovacionet e radhës si rrjetet kompjuterike dhe Interneti. Në këtë kontekst, s’ka mëdyshje se Interneti është ndër inovacionet më të mëdha të njerëzimit në fushën e teknologjisë së komunikimit. Mjafton të përmendim Internetin dhe menjëherë do të kuptojmë sesa i madh është numri i serverëve në Internet si dhe sa i rëndësishëm është roli i sistemeve operative për rrjete kur bëhet fjalë për menaxhim dhe ndarje të resurseve në Internet. Zaten, janë sistemet operative për rrjete së bashku me pajisjet e rrjetit si ndërruesi (në Ang. switch) dhe rrugëzuesi (në Ang. router) që përbëjnë motorin ngasës të Internetit.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Books @Amazon Kindle Store

Windows Server 2012: Sistemi operativ i rrjetit

Sistemi operativ i rrjetit

Sistemi operativ i rrjetit është një softuer i cili ofron, administron, mirëmban dhe siguron resurset në rrjetë. Pra, ai është “i aftë” të ndan skedarë dhe aplikacione, të ofron shërbimet e uebit, të e-Postës, të bazave të të dhënave, të mundësojë apo të mohon qasjen në resurse, të administron përdoruesit dhe kompjuterët, të ofroj veglëri për konfigurimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e resurseve, si edhe funksione të tjera që ndërlidhen me resurset në rrjetë.  Kështu, përmes këtij video prezantimi mësoni për sistemin operativ të rrjetit si një komponentë e rëndësishme që mundëson menaxhimin e resurseve dhe të shërbimeve të rrjetit kompjuterik.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Instalimi i Windows Server 2016 Vëzhgimi Teknik 3

Windows Server 2016

Nëse për sistemin operativ UNIX, autori Dennis Ritchie thotë se edhe pse i thjeshtë për nga ndërfaqësi i tij, sërish kërkohen njohuritë e gjeniut për të operuar me të. Për dallim, për Windows Server 2016 mund të themi se është i thjeshtë si për nga ndërfaqësi grafik i tij, e po ashtu edhe për nga instalimi i tij. Ndaj, përmes video prezantimit në vijim do të njihemi me procesin e instalimit të sistemit operativ Windows Server 2016 Vëzhgimi Teknik 3.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Çfarë është sistemi operativ i rrjetit?

“Përkufizimi i një “sistemi operativ” është i detyruar të zhvillohet me kërkesat e konsumatorëve dhe mundësitë teknologjike.” Virginia Postrel

Para se ta përkufizojmë definicionin për sistemin operativ të rrjetit, fillimisht do të njihemi me termat softuer dhe sistem operativ në përgjithësi për tu njohur pastaj me sistemin operativ të rrjetit në veçanti. Po që se bëjmë një kërkim për fjalët softuer dhe sistem operativ në fjalorin Merriam-Webster, do të gjejmë përkufizimet se “programe që ekzekutohen në një kompjuter dhe kryejnë funksione të caktuara” si dhe “programi kryesor në një kompjuter që kontrollon mënyrën se si kompjuteri punon dhe bën të mundur për programe të tjera të funksionojnë.” Ndërsa në Dictionary.com e gjejmë përkufizimin e sistemit operativ të rrjetit që definohet si “një sistem operativ i cili përfshin softuerin për të komunikuar me kompjuterë të tjerë nëpërmjet një rrjeti.” Që të gjitha këto përkufizime do të na ndihmojnë që në rreshtat në vijim në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe konkrete ta shpjegojmë gjerësisht sistemin operativ të rrjetit.

Çfarë është rrjeti kompjuterik?

Meqë po flasim për kompjuterët, atëherë na del që në rastin tonë janë kompjuterët që përbejnë rrjetin kompjuterik dhe jo njerëzit. Kështu, rrjetë kompjuterike është një grup i kompjuterëve të lidhur me njëri tjetrin me qëllim të ndarjes së resurseve. Kur flasim për resurset, zakonisht ato i zbërthejmë në të dhëna, shërbime të rrjetit dhe pajisje periferike. Pra secili që ka përvojë me rrjete kompjuterike, ka parë se shumë lehtë është të ndash skedarë, aplikacione si dhe printerë dhe pajisje të tjera periferike në rrjetet kompjuterike. Në figurën 1 është paraqitur rrjeti kompjuterik dhe pajisjet pjesëmarrëse në të.

Figura1

Figura 1. Rrjeti kompjuterik dhe pajisjet e rrjetit

Çfarë është sistemi operativ i rrjetit?

Sistemi operativ i rrjetit (në Ang. Network Operating System – NOS) është një softuer i cili ofron, administron, mirëmban dhe siguron resurset në rrjetë. Pra, ai është “i aftë” të ndan skedarë dhe aplikacione, të ofron shërbimet e uebit, të e-Postës, të bazave të të dhënave, të mundësojë apo të mohon qasjen në resurse, të administron përdoruesit dhe kompjuterët, të ofroj veglëri për konfigurimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e resurseve, si edhe funksione të tjera që ndërlidhen me resurset në rrjetë. Kështu, kuptojmë që sistemi operativ i rrjetit është një komponentë e rëndësishme që mundëson menaxhimin e resurseve dhe të shërbimeve të rrjetit kompjuterik. Nga sistemet operative që ofrohen sot në treg si: Windows, Linux dhe OS X, të gjitha versionet e tyre konsiderohen të jenë sisteme operative të rrjetit. Natyrisht, në rast se dëshironi të përfitoni nga të gjitha tiparet që ofrojnë këto sisteme operative të rrjetit atëherë duhet të përcaktoheni për versionet e tyre për serverë.