e-Kursi: Rrjeti Kompjuterik

e-Kursi - Rrjeti Kompjuterik

I dashur lexues, qëllimi i këtij e-Kursi është që të ju paraqes hyrjen në rrjetet kompjuterike përmes definicioneve, koncepteve, llojeve si dhe teknikave dhe teknologjive të realizimit të rrjeteve kompjuterike. Duke pas parasysh faktin se jetojmë në epokën e Internetit ku telefoni juaj i mençur, tableti apo kompjuteri juaj qoftë në shtëpi apo në punë është i lidhur për këtë rrjet kompjuterik global, atëherë dikush më pak e dikush më shumë sfidohemi nga kureshtja se çfarë është Interneti? Atëherë, për tu përgjigjur në këtë dhe shumë pyetje të tjera të ndërlidhura me rrjetet kompjuterike, për ju ofrohet ky e-Kurs i cili në mënyrë modeste mëton të përmbaj përgjigjet për rrjetet kompjuterike në arenën e madhe të Internetit.

Përmbajtja:

e-Mësimi 1: Çka është rrjeti kompjuterik?

e-Mësimi 2: Llojet e rrjeteve kompjuterike

e-Mësimi 3: Topologjia fizike dhe logjike

e-Mësimi 4: Komponentët e rrjetit kompjuterik

e-Mësimi 5: Protokollet e komunikimit në rrjetet kompjuterike

e-Mësimi 6: Modelet OSI dhe TCP/IP

e-Mësimi 7: Adresat IP dhe Nën-rrjetëzimi

e-Mësimi 8: Arena e madhe e Internetit

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Book: Windows Server 2012 R2

Çfarë është sistemi operativ i rrjetit?

“Përkufizimi i një “sistemi operativ” është i detyruar të zhvillohet me kërkesat e konsumatorëve dhe mundësitë teknologjike.” Virginia Postrel

Para se ta përkufizojmë definicionin për sistemin operativ të rrjetit, fillimisht do të njihemi me termat softuer dhe sistem operativ në përgjithësi për tu njohur pastaj me sistemin operativ të rrjetit në veçanti. Po që se bëjmë një kërkim për fjalët softuer dhe sistem operativ në fjalorin Merriam-Webster, do të gjejmë përkufizimet se “programe që ekzekutohen në një kompjuter dhe kryejnë funksione të caktuara” si dhe “programi kryesor në një kompjuter që kontrollon mënyrën se si kompjuteri punon dhe bën të mundur për programe të tjera të funksionojnë.” Ndërsa në Dictionary.com e gjejmë përkufizimin e sistemit operativ të rrjetit që definohet si “një sistem operativ i cili përfshin softuerin për të komunikuar me kompjuterë të tjerë nëpërmjet një rrjeti.” Që të gjitha këto përkufizime do të na ndihmojnë që në rreshtat në vijim në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe konkrete ta shpjegojmë gjerësisht sistemin operativ të rrjetit.

Çfarë është rrjeti kompjuterik?

Meqë po flasim për kompjuterët, atëherë na del që në rastin tonë janë kompjuterët që përbejnë rrjetin kompjuterik dhe jo njerëzit. Kështu, rrjetë kompjuterike është një grup i kompjuterëve të lidhur me njëri tjetrin me qëllim të ndarjes së resurseve. Kur flasim për resurset, zakonisht ato i zbërthejmë në të dhëna, shërbime të rrjetit dhe pajisje periferike. Pra secili që ka përvojë me rrjete kompjuterike, ka parë se shumë lehtë është të ndash skedarë, aplikacione si dhe printerë dhe pajisje të tjera periferike në rrjetet kompjuterike. Në figurën 1 është paraqitur rrjeti kompjuterik dhe pajisjet pjesëmarrëse në të.

Figura1

Figura 1. Rrjeti kompjuterik dhe pajisjet e rrjetit

Çfarë është sistemi operativ i rrjetit?

Sistemi operativ i rrjetit (në Ang. Network Operating System – NOS) është një softuer i cili ofron, administron, mirëmban dhe siguron resurset në rrjetë. Pra, ai është “i aftë” të ndan skedarë dhe aplikacione, të ofron shërbimet e uebit, të e-Postës, të bazave të të dhënave, të mundësojë apo të mohon qasjen në resurse, të administron përdoruesit dhe kompjuterët, të ofroj veglëri për konfigurimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e resurseve, si edhe funksione të tjera që ndërlidhen me resurset në rrjetë. Kështu, kuptojmë që sistemi operativ i rrjetit është një komponentë e rëndësishme që mundëson menaxhimin e resurseve dhe të shërbimeve të rrjetit kompjuterik. Nga sistemet operative që ofrohen sot në treg si: Windows, Linux dhe OS X, të gjitha versionet e tyre konsiderohen të jenë sisteme operative të rrjetit. Natyrisht, në rast se dëshironi të përfitoni nga të gjitha tiparet që ofrojnë këto sisteme operative të rrjetit atëherë duhet të përcaktoheni për versionet e tyre për serverë.

Figura2

Figura 2. Disa nga sistemet operative për rrjete

Konkluzioni

Janë dy komponentët kryesore të tij si hardueri dhe softueri që i japin kuptim dhe funksionalitet një kutie siç është kompjuteri. Padyshim që kompjuteri paraqet një inovacion që revolucionarizoi teknologjinë duke hapur rrugën për inovacionet e radhës si rrjetet kompjuterike dhe Interneti. Në këtë kontekst, s’ka mëdyshje se Interneti është ndër inovacionet më të mëdha të njerëzimit në fushën e teknologjisë së komunikimit. Mjafton të përmendim Internetin dhe menjëherë do të kuptojmë sesa i madh është numri i serverëve në Internet si dhe sa i rëndësishëm është roli i sistemeve operative për rrjete kur bëhet fjalë për menaxhim dhe ndarje të resurseve në Internet. Zaten, janë sistemet operative për rrjete së bashku me pajisjet e rrjetit si ndërruesi (në Ang. switch) dhe rrugëzuesi (në Ang. router) që përbëjnë motorin ngasës të Internetit.

Çka është rrjeti kompjuterik?

“Miqësia … nuk është diçka që e mësoni në shkollë. Por në qoftë se nuk e keni mësuar kuptimin e miqësisë, ju me të vërtetë nuk keni mësuar asgjë.” Muhammad Ali

Para se ta përkufizojmë definicionin për rrjetin kompjuterik, fillimisht do të njihemi me termin rrjetë në përgjithësi, për tu njohur pastaj me rrjetën kompjuterike në veçanti. Po që se bëjmë një kërkim për fjalën rrjetë në fjalorin Merriam-Webster, do të gjejmë përkufizimin se “rrjetë është një grup i njerëzve ose organizatave që janë të lidhura ngushtë dhe se punojnë me njëri tjetrin.” Po në fjalorin Merriam-Webster, hasim edhe shprehjen rrjetëzim që definohet si “shkëmbim i informacionit apo i shërbimeve mes individëve, grupeve apo institucioneve.” Që të dy këto përkufizime do të na ndihmojnë që në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe konkrete të përkufizojmë definicionin e rrjetit kompjuterik në rreshtat në vijim.

Çka është rrjeti kompjuterik?

Meqë po flasim për kompjuterët, atëherë na del që në rastin tonë janë kompjuterët që përbejnë rrjetin kompjuterik dhe jo njerëzit. Kështu, rrjetë kompjuterike është grup i kompjuterëve të lidhur me njëri tjetrin me qëllim të ndarjes së resurseve. Kur flasim për resurset, zakonisht ato i zbërthejmë në të dhëna, shërbime të rrjetit dhe pajisje periferike. Pra secili që ka përvojë me rrjete kompjuterike, ka parë se shumë lehtë është të ndash skedarë, aplikacione si dhe printerë dhe pajisje të tjera periferike në rrjetet kompjuterike. Në figurën 1 është paraqitur rrjeti kompjuterik dhe pajisjet pjesëmarrëse në të.

Figura 1. Rrjeti kompjuterik dhe pajisjet e rrjetit (TBC Consulting LLC, 2015)
Figura 1. Rrjeti kompjuterik dhe pajisjet e rrjetit (TBC Consulting LLC, 2015)

Si realizohet rrjeti kompjuterik?

Natyrisht, pjesa më e bukur e rrjeteve kompjuterike është si të realizosh një të tillë? Realizimi i rrjetit kompjuterik është ngushtë i lidhur për definicionin e tij. Pra duke e ditur se kemi të bëjmë me grup të kompjuterëve, atëherë kriteri për të realizuar një rrjet kompjuterik është që duhet të jenë dy apo më shumë kompjuter. Varësisht nga numri i kompjuterëve në rrjet dhe i mënyrës se si i qasin ata resurset në rrjetë, atëherë edhe bëhet kategorizimi i llojeve të rrjeteve kompjuterike të cilat do të shpjegohen në kapitullin e radhës. Në figurën 2 është paraqitur rrjeti kompjuterik në mjedisin shtëpiak.

Figura 2. Rrjeti kompjuterik në shtëpi (Qik Technology, 2012)
Figura 2. Rrjeti kompjuterik në shtëpi (Qik Technology, 2012)

Konkluzioni:

Padyshim që rrjeti kompjuterik paraqet një ndër inovacionet më të mëdha të njerëzimit në fushën e teknologjisë së komunikimit. Mjafton të përmendim Internetin dhe menjëherë do të kuptojmë sesa i madh është përfitimi i njerëzimit nga rrjeti kompjuterik. Interneti, domosdoshmërish vërteton faktin se rrjetet kompjuterike krahas qëllimit të tyre primar për të ndarë resurse, kanë definuar edhe epokën në të cilën komunikimi njëmend i ofron njerëzit së bashku. Zaten Interneti, krahas faktit që ka lehtësuar dukshëm mënyrën e komunikimit, njëkohësisht ka ofruar mundësi për inovacione të reja në shumë disiplina shkencore duke bashkuar njerëzit rreth një ideje, projekti apo hulumtimi shkencor.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi