Video: Certifikata në TI një mundësi e shkëlqyeshme për ta ndryshuar botën!

📣 Nëse #certifikimi në teknologjinë e informacionit mund të jetë me interes për ju, atëherë nga uebinari i organizuar nga QuickStart mund të njiheni me metodologjinë se si mund të certifikoheni dhe me të ta ndryshoni botën për të mirë. Shikim të këndshëm. #certifikohu #ndryshobotën

Shpresoj të jetë informatë e duhur për ju.

Më ndiqni në Twitter ose LinkedIn. Shfletoni blog-un ose shikoni vlog – un tim.

Bekim Dauti [Kontribues]

Unë jam autori i librit Windows Server 2019 Administration Fundamentals dhe themeluesi i Dautti, një platformë e Trajnimve Virtuale të Udhëhequra nga Instruktori që ofron kurse kompjuteri në kohë reale. Kam publikuar artikuj kompjuteri në PC World Albania dhe CIO Albania, si dhe libra kompjuterikë të botuar nga Packt dhe Amazon. Librat e mi janë duke u shitur nga kanale të ndryshme të shitjeve në internet dhe janë në dispozicionin tuaj 24/7. Unë jam Instruktor i Certifikuar i Akademisë së Cisco-së (CCAI) dhe Trainer i Certifikuar i Microsoft (MCT) i cili rregullisht ligjëron kurse kompjuteri. Angazhimet e mia kryesisht përfshijnë trajnimet në DauttiInfoTech, dhe QuickStart. Unë kam Master në Teknologjinë e Informacionit nga Universiteti i Maryland University College Europe. Ndërsa kam marrë Baçelor në Informatikë nga Universiteti i Tiranës – Shqipëri.

Amazon | Blogu | Facebook | Packt Publishing | LinkedIn | Twitter | YouTube | Acclaim

 

Certifikata në TI një mundësi e shkëlqyeshme për ta ndryshuar botën!

Hyrje

Në ditët e sotme, certifikimi është bërë një domosdoshmëri. Kjo do të thotë, nëse duam t’i dëshmojmë industrisë së TI-së se kemi aftësi dhe njohuri të duhura, atëherë duhet të posedojmë certifikatë në TI. Prandaj, certifikatat si ECDL, MOS, MCP, MCTS, CompTIA A+, CompTIA Security +, CCNA, etj., të organizatave dhe industrive si CompTIAECDLCertiportMicrosoft dhe Cisco mund të jenë të njohura për këdo që ka një certifikatë të tillë . Për më tepër, e njëjta është më pak ose fare e njohur për të tjerët që nuk kanë një certifikatë në TI. Kështu, në seksionet e mëposhtme, mund të mësoni se çfarë është një certifikatë në TI, pse është e nevojshme një certifikatë në TI dhe si të crtifikoheni në TI?

Çfarë është një certifikatë në TI?

Nëse mendoni se certifikata në TI është një letër e formatit Letter ose A4 që duket bukur dhe që ju mund të bëni një selfie, atëherë unë them se ju keni pjesërisht të drejtë. Sidoqoftë, nëse mendoni se një çertifikatë në TI është letërnjoftimi juaj i aftësive dhe njohurive tuaja në TI, atëherë supozoj se ju keni plotësisht të saktë. Andaj, nga identifikimi në vërtetim, si dhe nga trajnimi deri në certifikim, certifikata në TI është një dokument që tregon dhe vërteton se personi me certifikatë ka aftësi, njohuri, përvojë dhe talent për teknologjinë për të cilën është lëshuar certifikata. Sipas Todd Thibodeaux, president dhe kryeshef ekzekutiv në CompTIA, “çertifikata paraqet një mekanizëm të besueshëm të njohurive aktuale dhe të përparuara.”

Pse është e nevojshme një certifikatë në TI?

Se përse duhet të kemi një certifikatë, Tom Brokaw thotë, “mendojeni atë si biletën tuaj për të ndryshuar botën”.

Nga dëshmitë se ju posedoni aftësitë dhe njohuritë e duhura teknike e deri te dëshira për mirëqenie më të mirë, janë shumë faktorë që do t’ju bëjnë të vendosni të merrni një certifikatë në TI. Sidoqoftë, është i rëndësishëm fakti që organizatat dhe bizneset janë të interesuar të punësojnë kandidatë të certifikuar. Përderisa në vendet e zhvilluara, punësimi i kandidatëve të certifikuar është bërë standardi dhe trendi i kohës, kompanitë në vendet e treta gradualisht kanë filluar të praktikojnë kërkimin dhe rekrutimin e kandidatëve të certifikuar. Kështu, ndërsa për bizneset, një aplikim i ardhur nga një kandidat i certifikuar nënkupton kohë më e shkurtë administrative dhe kosto më e ulët e procesit të përzgjedhjes dhe rekrutimit të kandidatëve, nga ana tjetër, nga këndvështrimi i kandidatit të posedosh një çertifikatë në TI do të thotë:

  • mundësi e shtuar punësimi
  • dëshmi se jeni ekspert në fushë të caktuar
  • mundësi a aplikimit të njohurive teorike në punën praktike
  • përshtatje më e shpejtë në mjedisin e punës
  • mundësi për një karrierë të prosperuar profesionale

Si të certifikoheni në TI?

E gjitha fillon me dëshirën për të mësuar. Sa më e lartë dëshira për të mësuar, aq më të mëdha janë gjasat për të qenë të suksesshëm në marrjen e aftësive dhe njohurive të duhura. Sidoqoftë, përveç të mësuarit, kërkohet angazhim maksimal në praktikimin e teknologjisë që po mësoni.

Për shembull, nëse po synoni të certifikoheni në CompTIA A+, atëherë duhet të mësoni rreth harduerit dhe softuerit. Kjo që u tha, së bashku me pjesën teorike, duhet gjithashtu ti kushtoni kohë të konsiderueshme aspektit të praktikimit të punës me pajisje si dhe instalimin e sistemit operativ dhe softuerit, zgjidhjen e problemeve të harduerit dhe softuerit, puna me pajisjet e rrjetit dhe ato periferike, etj. Kur të ndjeni se keni zotëruar tashmë edhe aspektet teorike dhe ato praktike të kompjuterit personal, atëherë mund të vendosni që ti sfidoni aftësitë dhe njohuritë tuaja përmes provimit të certifikimit të CompTIA A+. Para se të merrni provimin, duhet të informoheni se kush po e ofron provimin. Pasi ta mësoni këtë, duhet të kontaktoni Qendrën e Testimit të Akredituar të PearonVUE  në qytezën, qytetin ose shtetin tuaj për të përfunduar regjistrimin. Përveç kësaj, ju mund ta regjistroni provimin tuaj edhe nga sajti i uebit të PearonVUE . Hyrja në provim dhe kalimi i tij me sukses ju bën të merrni një e-Postë nga një klient i provimit duke deklaruar se jeni të certifikuar në CompTIA A+ dhe me të drejtë të merrni një certifikatë në TI gjithashtu. Kështu, në një periudhë të konsiderueshme, nga 4 deri në 6 javë, certifikata dhe materialet e tjera që lidhen me certifikatën do të arrijnë në adresën tuaj të postës, atë që keni përdorur gjatë regjistrimit. E gjithë kjo tregon dhe vërteton se ju mbani certifikatën dhe titullin përkatës në teknologjinë për të cilën është lëshuar certifikata.

Informata të rëndësishme
  • Akademia e Rrjeteve të Cisco-së  ka ndryshuar jetën e studentëve duke siguruar arsim, trainim teknik dhe mentorim karriere.
  • Akademia Virtuale e Microsoft-it është shkollë pa pagesë në linjë me kurse që mbulojnë tema të cilat kanë të bëjnë me produktet e Microsoft.
  • GoCertify është një qendër e madhe e burimeve të certifikimit në TI.
  • Are you certifiable? është një lojë e vjetër që ju ndihmon të dini nëse posedoni aftësitë dhe njohuritë e duhura për t’u certifikuar në produktet dhe teknologjitë e Microsoft-it.
  • ECDL është certifikimi kryesor i aftësive kompjuterike në botë.
  • Certiport, një biznes i Pearson VUE, është ofruesi kryesor i zhvillimit të provimeve të certifikimit, ofrimit dhe shërbimeve të menaxhimit të programit.
  • PearonVUE është lider në zgjidhjet globale të testimit të bazuara në kompjuter për programet e testimit akademik, qeveritar dhe profesional, siç janë testet e aftësive, certifikatat në TI dhe licencat e pasurive të patundshme.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju.

Paqja qoftë me ju,

Bekim Dauti [Kontribues]

Më ndiqni në Twitter ose LinkedIn. Shfletoni blog-un ose shikoni vlog – un tim.

Unë jam autor i librit Windows Server 2019 Administration Fundamentals  dhe themeluesi i Dautti, një platformë e Trajnimve Virtuale të Udhëhequra nga Instruktori që ofron kurse kompjuteri në kohë reale. Kam publikuar artikuj kompjuteri në PC World Albania dhe CIO Albania, si dhe libra kompjuterikë të botuar nga Packt dhe Amazon. Librat e mi janë duke u shitur nga kanale të ndryshme të shitjeve në internet dhe janë në dispozicionin tuaj 24/7. Unë jam Instruktor i Certifikuar i Akademisë së Cisco-së (CCAI) dhe Trainer i Certifikuar i Microsoft (MCT) i cili rregullisht ligjëron kurse kompjuteri. Angazhimet e mia kryesisht përfshijnë trajnimet në DauttiInfoTech, dhe QuickStart. Unë kam Master në Teknologjinë e Informacionit nga Universiteti i Maryland University College Europe. Ndërsa kam marrë Baçelor në Informatikë nga Universiteti i Tiranës – Shqipëri.

Amazon | Blogu | Facebook | Packt Publishing | LinkedIn | Twitter | YouTube | Acclaim

Revising “Ranking Certs” for 2016 by Ed Tittel

For those of you who don’t already know, we’ve re-created my print book entitled “IT Certification Success” (which appeared in 5 paper editions between 1999 and 2005) as an e-book right here at PITC. It’s available through “Ed Tittel’s IT Certification Success” any time you’d care to check it out. One of its most popular features is called “Ranking Certifications” wherein we apply a series of metrics to compare over 100 IT certifications by level of difficulty, time required for completion, number of exams involved, out of pocket cost, background and experience required, and average pay for certifications holders. We’ve just finished updating this  massive research effort and for today’s blog, I want to report on what changed since this ranking was last updated in 2014.

PearsonVUE

For the 2014 set of rankings, we included 89 credentials from 34 sponsors; for the 2016 replacement, we included 101 credentials from a similar number of sponsors. Along the way, we eliminated 10 old, obsolete (or suspect) credentials, and added 22 new ones. But that doesn’t tell the whole story: we initially added all of the items we identified in the “Top 5 Certs” stories we also update annually for Tom’s IT Pro that weren’t already on this list. This got our total of items up over 160 to begin with, after which I had to whittle away at that list to remove enough items to bring the total down to as close to 100 — our target level of coverage — as I could get. This took some time, soul-searching, and effort, and I wanted to share with you some of the criteria that I applied to chop, chop, chop away at that 160-plus figure:

  • When we do the Tom’s stories, we identify IT niches where certifications are available, and then proceed to dig up the Top 5 credentials for each such niche. As it turns out, even though all of the certs we choose are valuable in their own areas and arenas, some of those niches are quite small (we total up job postings that make mention of them on numerous websites to get a rough-and-ready measure of their popularity and reach). For some niches, the totals across all sites fall well under 100; for other, more popular niches, those totals may exceed 20,000. Given such a wide swing in values, I decided to choose the more popular and well-known credentials over less popular and more obscure ones.
  • Some of the certifications are so expensive and time-consuming that they throw our metrics something of a curveball. Thus, for example, we don’t include the popular and valuable SAP credentials in our list for 2016, nor did the Cisco Certified Architect make the cut, either. Their metrics routinely exceed 200 and completely swamp everything else in our selected population. Because these certs serve relatively small populations, we keep them out — again, to concentrate on more popular and widely-pursued IT credentials.
  • Given a choice between popular, widely followed, and relatively valuable credentials that are destined for obsolescence or replacement in the next year or two, versus their less popular, less widely followed but no-doubt equally valuable replacement credentials, we chose the latter to give our rankings a longer shelf life. That’s why, for example, you see that the 2016 Rankings concentrate on the new VCP6 credentials from VMware, while cheerfully ignoring the VCP5 stuff — VCP5 certs will retire in 2016, so they simply won’t be available for the foreseeable life of those rankings, which probably won’t be updated again until late 2017.

Hopefully, these decisions and choices will make sense to the readers in the same way they made sense to us (that is, to me, and my research and project management team which include Mary Kyle, herself a certiified PMP and practiced cert researcher, and Kim Lindros, a full-time writer, editor, and PM extraordinaire). If not, we’re happy to chew things over with our readers and with certification sponsors to further explain ourselves, and to ponder counterarguments or alternative lines of reasoning and/or selection criteria. Keep your eyes peeled for the 2016 update to the rankings, which should hit the PITC pages sometime early that year, and let us know if you’d like to question some of our current selections, or suggest alternate items for inclusion in the next go-round. We’re all ears!

Note:

The article was originally published by Ed TittelPearson IT Certification on November 4th, 2015. It is reproduced on this blog with an author’s permission.

Certifikata në TI një mundësi e mirë për ta ndryshuar botën!

Kur dikush pyet nëse ju dëshironi tortë ose byrek, pse të mos i thoni se ju doni tortën dhe byrekun?” Lisa Loeb

Në ditët e sotme, certifikimi është bërë domosdoshmëri. Kjo do të thotë, nëse duam që industrisë së teknologjisë së informatikës ti tregojmë dhe dëshmojmë se posedojmë aftësitë dhe shkathtësitë e duhura për pozitën e hapur pranë industrisë në fjalë atëherë duhet të posedojmë certifikatë. Ndaj certifikatat si ECDL, MOS, MCP, MCTS, CompTIA A+, CompTIA Server+, CCENT, CCNA dhe të tjera të organizatave dhe industrive si CompTIA, ECDL, Certiport, Microsoft, Cisco, etj., mund të jenë të njohura për secilin që e posedon një të tillë dhe natyrisht më pak apo fare të njohura për të tjerët që nuk kanë një certifikatë në TI. Atëherë, në rreshtat në vijim mund të mësoni se çfarë është një certifikatë në TI, përse duhet një certifikatë në TI si edhe se si pajisemi me një certifikatë në TI.

Çfarë është certifikata në TI?

Nëse mendoni se certifikata në TI është vetëm një letër e formatit Letter apo A4 e cila duket bukur dhe me të mund të bëni një selfie, atëherë them se pjesërisht keni të drejtë. Por nëse mendoni se certifikata në TI është letërnjoftimi i aftësive dhe shkathtësive tuaja të ndërlidhura me teknologjinë e informatikës, atëherë them se plotësisht keni të drejtë. Pra, që nga identifikimi e deri tek validimi si dhe që nga trajnimi e deri tek certifikimi, certifikata në TI është një dokument i cili prezanton, tregon dhe dëshmon se personi me certifikatë posedon njohuritë, përvojën dhe talentin për teknologjinë për të cilën thirret certifikata. Sipas Todd Thibodeaux, president dhe CEO në CompTIA, “certifikata përfaqëson një mekanizëm të besueshëm të njohurive aktuale si dhe atyre të avancuara.” Në figurën 1, janë paraqitur disa nga certifikatat në teknologjinë e informatikës.

Figura 1. Figura 1. Disa nga certifikatat në TI
Figura 1. Figura 1. Disa nga certifikatat në TI

Përse kam nevojë për një certifikatë në TI?

Që nga dëshmia se posedoni aftësitë dhe shkathtësitë e duhura teknologjike e deri tek dëshira për mirëqenie më të mirë materiale, janë faktorë të shumtë që do të ju bënin të merrni vendimin për të poseduar certifikatë në TI. Pavarësisht, shumë domethënës është edhe fakti sesa organizatat dhe bizneset janë të interesuar të punësojnë punëtorë të certifikuar. Përderisa në botën e zhvilluar tashmë punësimi i punëtoreve të certifikuar është bërë standard dhe trend i kohës, edhe tek ne bizneset gradualisht kanë filluar ta praktikojnë kërkimin dhe punësimin e punëtorëve të certifikuar. Zaten, përderisa për bizneset aplikimi i kandidatëve të certifikuar për pozitat e hapura e thjeshtëson, lehtëson dhe e bënë më pak të kushtueshëm si në aspektin kohor dhe material procesin e identifikimit dhe të punësimit të kandidatëve të kualifikuare në anën tjetër për kandidatët e certifikuar certifikata do të thotë:

  • aplikim i njohurive teorike në punën praktike,
  • përshtatje më e shpejtë me mjedisin e punës,
  • posedim i njohurive aktuale të cilat kërkohen nga bizneset,
  • certifikata dëshmon se ju jeni ekspert në lëminë përkatëse,
  • mundësi më e mirë e punësimit,
  • mundësi për një karrierë profesionale të suksesshme,
  • dhe të tjera përfitime.

Në lidhje me nevojën për të pasur një certifikatë, Tom Brokaw, thotë: “mendo për të si bileta juaj për ta ndryshuar botën.” Në figurën 2, është paraqitur një shembull i pozitës së hapur në përshkrimin e së cilës qëndron kërkesa se kandidati/ja krahas diplomës dhe kualifikimeve tjera, duhet të posedon edhe certifikatë në TI.

Figura 2. Përshkrimi i pozitës së hapur ku kërkohet edhe certifikata
Figura 2. Përshkrimi i pozitës së hapur ku kërkohet edhe certifikata

Si të certifikohem në TI?

Gjithçka fillon nga dëshira për të mësuar. Sa më e madhe dëshira për të mësuar, po aq më e madhe edhe mundësia për të qenë i suksesshëm në nxënien e diturisë. Gjithsesi që krahas mësimit kërkohet edhe përkushtim maksimal në aplikimin praktik të njohurive të fituara. Këtu vend të theksuar zë puna praktike në teknologjinë e preferuar.

Për shembull, nëse synoni që të certifikoheni në CompTIA A+, atëherë duhet të mësoni për harduerin dhe softuerin e kompjuterëve personal. Kështu krahas mësimit teorik, kohë të konsiderueshme duhet ti kushtoni edhe punës praktike në instalimin dhe zgjidhjen e problemeve harduerike dhe softuerike. Në momentin që vlerësoni se tanimë i keni mjeshtëruar njohuritë teorike dhe praktike të kompjuterit personal atëherë mund të merrni vendimin që të sfidoni njohuritë dhe përvojën tuaj përmes provimit të certifikimit të CompTIA A+. Për të hyrë në provim të certifikim, pa dallim se për cilin certifikim bëhet fjalë, duhet ti drejtoheni qendrës së akredituar për certifikime si ECDL, Certiport, PearsonVUE, Prometric dhe të tjera në vendin tuaj. Në këto qendra respektive për certifikim ju do ta regjistroni provimin tuaj të dëshiruar. Pasi ta keni kaluar provimin me sukses, vendori i provimit (në rastin e shembullit të certifikimit CompTIA A+ është organizata CompTIA) në një periudhë të konsiderueshme kohore do të ju sjellë certifikatën dhe materialet tjera shoqëruese me certifikatën. Nga ky moment ju posedoni certifikatën dhe titullin në teknologjinë për të cilën thirret certifikata. Në figurën 3, është paraqitur sajti i uebit të PearsonVUE përmes së cilit mund të bëhet regjistrimi i provimeve të certifikimit në TI.

Figura 3. Sajti i uebit të PearsonVUE për regjistrim të provimeve të certifikimit në TI
Figura 3. Sajti i uebit të PearsonVUE për regjistrim të provimeve të certifikimit në TI

Informata me rëndësi

Në vijim do të gjeni disa nga lidhjet në Internet të cilat do të ju ofrojnë informata me vlerë për sa i përket mësimit dhe certifikimit në teknologjinë e informatikës.

Konkluzioni

Përderisa organizatat dhe bizneset vrapojnë për të gjetur talentët në teknologjinë e informatikës me aftësi të provuara, vlera e certifikatave teknike është më e lartë se kurrë më parë. Sot, certifikata është më shumë se validim i aftësive dhe shkathtësive profesionale të individit, në fakt ajo është një specializim. Ndaj, që ta zgjedhësh certifikatën e duhur nuk është një detyrë e lehtë. Për këtë arsye kërkohet përkushtim maksimal në mësim dhe punë praktike. Atëherë, nëse dëshiron të jesh i suksesshëm dhe të fitosh më të mirat e të dy botëve (akademike dhe profesionale), atëherë kompleto shkollimin akademik duke marrë diplomë dhe përpiqu të certifikohesh në TI!

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi