Pyetje për rrjetet kompjuterike

Pyetje: Desha t’ju pyes per rrjetat kompjuterike. Nëse ka mundësi me ma dhanë një sqarim?
1. Një rrjet kompjuterik mund të lidhet me një tjetër (ose më tepër) për të krijuar një sistem të zgjeruar komunikimi.

  • Cilët janë pajisjet e përdorura për të lidhur dy rrjete të tipit të njëjtë, p.sh., dy rrjete Ethernet? Jep një përshkrim të shkurtër të funksionit të secilës pajisjeje.
  • Cila është ajo pajisje që tejkalon jokompatibilitetin ndërmjet rrjeteve (p.sh., Wi-Fi dhe Ethernet)?

Islami

Përgjigje: I nderuari Islam, faleminderit për pyetjet tuaj! Përgjigjet në pyetjet tuaj, janë si në vijim:

  • Hub dhe Switch janë pajiset të cilat përdoren për ti lidhur dy rrjete të tipit të njëjtë. Hub punon në principin ashtu që kur një paketë arrin në një portë të Hub-it, atëherë ai e transmeton atë (paketën) në portet tjera kështu që paketën në fjalë e pranojnë të gjithë kompjuterët e lidhur në hub. Për dallim, switch operon në formatin që sa herë që arrinë një paketë në njërën nga portat e switch, fillimisht switch krahason frame-in e destinuar në paketë me adresat fizike që i ka të ruajtura dhe kështu e përcjellë paketën vetëm tek kompjuteri për të cilin është destinuar kjo paketë.

hubFigura 1. Hub (3Com)

switchFigura 2. Switch (3Com)

  • Pajisja e cila tejkalon jokompatibilitetin ndërmjet rrjeteve është Pika e Qasjes apo në Anglisht Access Point. Kjo pajisje përbëhet nga antenat të cilat i ndërlidhin të gjitha pajisjet fundore që operojnë në teknologjinë e komunikimit 802.11 (Wi-Fi) si dhe përmban portat fizike (zakonisht katër të tilla) të cilat i ndërlidhin të gjitha pajisjet fundore që operojnë në teknologjinë e komunikimit 802.3 (Ethernet).

029

Figura 3. Access Point (3Com)

Shpresoj të jenë përgjigjet e duhur për pyetjet tuaja.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Books @Amazon Kindle Store

Si punon Interneti?

A e keni pyetur veten ndonjëherë se si punon Interneti? Se si punon një router? Se çfarë ngjyre ka një pako e IP dhe se si udhëton ajo paketë nëpër një firewall?

Të gjitha këto përgjigje dhe shumë të tjera se si punon Interneti, do ti gjeni në filmin “Warriors of the Net” të TNG Medialab. Ky film ofrohet në disa gjuhë dhe paraqet një mundësi të mirë për tu njohur me punën e Internetit. Por më e mira e këtij filmi është se ky film ofrohet falas.

Shpresoj që video materiali në video blog të jetë informuese për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi