e-Kursi: Hyrje në Rrjetet Kompjuterike

I dashur lexues, qëllimi i këtij e-Kursi është që të ju paraqes hyrjen në rrjetet kompjuterike përmes definicioneve, koncepteve, llojeve si dhe teknikave dhe teknologjive të realizimit të rrjeteve kompjuterike. Duke pas parasysh faktin se jetojmë në epokën e Internetit ku telefoni juaj i mençur, tableti apo kompjuteri juaj qoftë në shtëpi apo në punë është i lidhur për këtë rrjet kompjuterik global, atëherë dikush më pak e dikush më shumë sfidohemi nga kureshtja se çfarë është Interneti? Atëherë, për tu përgjigjur në këtë dhe shumë pyetje të tjera të ndërlidhura me rrjetet kompjuterike, për ju ofrohet ky e-Kurs i cili në mënyrë modeste mëton të përmbaj përgjigjet për rrjetet kompjuterike në arenën e madhe të Internetit.

Hyrje në rrjetet kompjuterike

Përmbajtja

Në rreshtat në vijim do të ju paraqesim shkurtimisht përmbajtjen e secilit mësim veç e veç:

  • Mësimi 1 – ofron informacion mbi formatin se si do të organizohet e-Kursi, çfarë përmbajnë mësimet, video prezantimi mbi Interneti si edhe përgjigja kthyese me qëllim të përmirësimit të e-Kursit.
  • Mësimi 2 – ofron përkufizimin se çfarë është një rrjetë kompjuterike, si realizohet një rrjetë kompjuterike si edhe informacion relevant me përkufizimin e rrjeteve kompjuterike.
  • Mësimi 3 – shpjegon llojet e rrjeteve kompjuterike si PAN, LAN, MAN dhe WAN. Gjithsesi, do të ofrohen edhe shembuj konkret të aplikimit praktik të rrjeteve në fjalë.
  • Mësimi 4 – si renditen fizikisht kompjuterët dhe pajisjet e rrjetit në rrjetin kompjuterik si edhe si realizohet komunikimi në mes tyre, merr përsipër të na e shpjegon ky mësim përmes shpjegimit të topologjive në rrjetet kompjuterike.
  • Mësimi 5 – janë të shumtë komponentët që e përbëjnë një rrjet kompjuterik, ndaj në këtë mësim do të njihem me secilin veç e veç.
  • Mësimi 6 – sesa e rëndësishme është gjuha e komunikimit (pako e protokollit TCP/IP) në mes kompjuterëve do të mësomë nga ky mësim.
  • Mësimi 7 – rrjeti kompjuterik në dukje është një platformë sa komplekse po aq edhe intrigues, por që përmes modeleve referencë si OSI dhe TCP/IP do ta përshkruajmë në detaje procesin e komunikimit në mes të dy kompjuterëve.
  • Mësimi 8 – krahas emrit si element logjik shumë të rëndësishme janë edhe adresat e IP që kompjuterët i përdorin sot me të madhe sa herë që ata duan të komunikojnë në mes veti.
  • Mësimi 9 – ofron informacion të detajuar që nga zanafilla e deri në ditët e sotme për arritjen më të madhe teknologjike në historinë e njerëzimit siç është kjo e Internetit.
  • Mësimi 10 – në fakt është detyrë e e-Kursit ku do të paraqiten kërkesat për realizimin e një rrjeti kompjuterik funksional. Për realizimin e një rrjeti të tillë do të përdoren veglërit adekuate elektronike të cilat do shpjegohen gjatë e-Kursit.

Për nga përmbajtja secili mësim në e-Kurs mëton të zgjat jo më shumë se 15 minuta! Por kjo nuk do të thotë se nuk arrin të përmbush qëllimin e tij. Pra, ideja ka qenë që e-Kursi të jetë konciz ashtu që në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe konkrete të i shpjegon rrjetet kompjuterike. Gjithashtu, secili mësim do të përmbaj test të përbërë nga 5 deri në 10 pyetje. Këto teste synojnë ti ndihmojnë pjesëmarrësit që ta kupton më mirë materien që po shtjellohet në këtë e-Kurs.

Si pjesëmarrës/e i/e e-Kursit, ju jeni komentuesi dhe kritiku më i rëndësishëm. Me këtë, çmoj mendimin tuaj dhe dëshiroj të dijë:

  • vlerësimin tuaj për këtë e-Kurs?,
  • si mund ta bëjë më të mirë këtë e-Kurs?, si dhe
  • çfarë risi teknologjike të rrjeteve kompjuterike dëshironi të përmbajë ky e-Kurs?

andaj, gjeni pak kohë për të dërguar një e-Postë të shpejtë deri tek BekimDauti@BekimDauti.com, ashtu që së bashku me ju ta përmirësojmë këtë e-Kurs akoma.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi