e-Kursi: Windows Server 2012

e-Kursi - Windows Server 2012

Sistemi operativ i rrjetit (në Ang. Network Operating System – NOS) është një softuer i cili ofron, administron, mirëmban dhe siguron resurset në rrjetë. Pra, ai duhet të jetë i aftë të ndan skedarë dhe aplikacione, të ofron shërbimet e uebit, të e-Postës, të bazave të të dhënave, të mundësojë apo të mohon qasjen në resurse, të administron përdoruesit dhe kompjuterët, të ofroj veglëri për konfigurimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e resurseve, si edhe funksione të tjera që ndërlidhen me resurset në rrjetë.  Kështu, përmes këtij e-Kursi do të njihemi nga afër me një sistem operativ të rrjetit kompjuterik. Fakti që sistemi operativ i rrjetit është një komponentë e rëndësishme që mundëson menaxhimin e rrjetit kompjuterik, atëherë do të njihemi me veglërit dhe teknikat për konfigurim, menaxhim dhe administrim të resurseve të sistemit operativ.

Përmbajtja:

e-Mësimi 1: Sistemi operativ i rrjetit

e-Mësimi 2: Shërbimet në rrjetet kompjuterike

e-Mësimi 3: Windows vs. Linux vs. Mac OS

e-Mësimi 4: instalimi i Windows Server 2012

e-Mësimi 5: Shtimi i roleve të AD DS dhe DNS

e-Mësimi 6: Shtimi i roleve të File Server, Print Server, Scan Server dhe Fax Server

e-Mësimi 7: Shtimi i roleve të Web Server (IIS) dhe FTP Server

e-Mësimi 8: Virtualizimi me anë të Hyper-V me Windows PowerShell

e-Mësimi 9: Komandat për zgjidhjen e problemeve në rrjet

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog

Advertisements

Anketë: A duhet të transformohet arsimi formal nga mësimi tradicional në e-Shkollë?

Përfshirja e Internetit ditë e më shumë në kryerjen e punëve të përditshme ofron mundësi të shumta edhe për përvoja të reja siç është ajo e shkollës elektronike (e-Shkolla). Në shumë institucione arsimore në botë, e në masë të caktuar edhe në disa tek ne, shohim praktikën e mësimit elektronik (e-Mësimi). Arsyet janë të shumta, por jeta dinamike dhe kërkesat për arsimim me njohurit më të reja në disiplinat e ndryshme shkencore kanë bërë që shumë institucione arsimore të fillojnë të ofrojnë metoda të reja të arsimimit. Atëherë, meqë edhe shoqëria jonë është një nga ato që përdorë me të madhe Internetin në baza ditore qoftë për lundrim personal apo kryerje të punëve afariste, vallë a mendoni se është koha që sistemi arsimor tek ne të fillon transformimin e tij nga mësimi tradicional në atë të e-Shkollës?

Faleminderit paraprakisht për kohë dhe konsideratë!

paqe dhe shëndet,

Bekimi