Windows Server 2016: Ndërtoni të ardhmen tuaj

Join Jeffrey Snover, Jeff Woolsey, Erin Chapple, and the team behind Windows Server 2016 on October 13 at 9 AM Pacific Time (UTC-7) to learn about the latest innovations around security, the software-defined datacenter, and enterprise application development.

Save the date

Nga 26 e deri më 30 Shtator 2016 në Atlanta të ShBA-së u mbajt Microsoft Ignite një ndër konferencat më të mëdha në botë kur bëhet fjalë për prezantim të risive teknologjike. Në këtë konferencë pesë ditore, në mesin e risive teknologjike të prezantuara nga Microsoft ishin edhe Windows Server 2016 dhe System Center 2016. Të dy këto produkte të cilat i dedikohen biznesit do të jenë në dispozicion për audiencën e përgjithshme në fillim të muajit Tetor. Pavarësisht, Microsoft përmes portalit TechNet Evaluation Center është përkujdesur që këto dy produkte ti ofron menjëherë për entuziastët e vet ndaj mos humbni kohë për të shkarkuar produktet softuerike në fjalë.

Në rreshtat në vijim, gjeni hapat për shkarkim dhe instalim të Windows Server 2016.

Në shiritin e adresës të shfletuesit tuaj shkruani https://www.microsoft.com/en-us/evalcenter/. Bëni një kërkim të Windows Server 2016 dhe nga rezultatet e shfaqura përzgjidhni Windows Server 2016 dhe klikoni vjegëzën Download. Skedarët për shkarkim ju ofrohen në tre formate: ISO, Nano Server VHD (.exe) dhe Virtual Lab. Kam përzgjedhur skedarin e formatit ISO dhe klikoni butonin Register to Continue:

photo1

Plotësojeni formën e regjistrimit dhe klikoni butonin Continue:

photo2

Shkarkimi juaj do të fillon së shpejti, në të kundërtën klikoni butonin Download. Skedari i shkarkuar i formatit ISO është i madhësisë më shumë se 5 GB, ndaj do të ju duhet DVD me kapacitet 8 GB për ta shkruar këtë skedarë në DVD apo mund të përdorni edhe disqet pa pjesë lëvizëse me qasje në portën USB të kapacitetit prej 8 GB.

photo3

Pasi ta keni shkruar skedarin e shkarkuar në DVD apo në diskun pa pjesë lëvizëse me qasje në portën USB ose keni realizuar një makinë virtuale në Hyper-V, atëherë nis procesi i instalimit të Windows Server 2016 me çka duhet të shtypni tastin Enter apo një nga tastet në tastierë:

img0

Skedarët e instalimit të Windows Server 2016 po ngarkohen në kujtesën RAM:

img1

Skedarët e instalimit po e përgatisin shfaqjen e ekspertit Windows Setup për ta instaluar Windows Server 2016 në formatin grafik:

img2

Nëse gjuha e instalimit, formati i kohës dhe valuta si dhe tastiera janë të formatit të pëlqyer, atëherë klikoni butonin Next:

img3

Klikoni butonin Install now për ta instaluar Windows Server 2016 në serverin tuaj:

img4

Përzgjidhni sistemin tuaj të preferuar dhe klikoni butonin Next. Keni parasysh përvojën e përdoruesit në formatin grafik (GUI) si dhe përmes linjës së komandës (CLI). Kam përzgjedhur Windows Server 2016 Standard Evaluation (Desktop Experience). Klikoni butonin Next:

img5

Merrni pak kohë që ti lexoni shënimet e rëndësishme si dhe kushtet e licencimit. Pastaj përzgjidhni I accept the license terms dhe klikoni butonin Next.

img6

Përzgjidhni Custom: Install Windows only (advanced):

img7

Përzgjidhni diskun e ngurtë në të cilin do ta instaloni Windows Server 2016. Klikoni vjegëzën New:

img8

Klikoni butonin Apply për të aprovuar madhësinë e diskut të përzgjedhur për instalim:

img9

Klikoni butonin OK:

img10

Klikoni vjegëzën Format për ta përgatitur diskun për instalim:

img11

Klikoni butonin OK:

img12

Klikoni butonin Next për të vazhduar me instalimin e Windows Server 2016:

img13

Ka nis shkrimi i skedarëve instalues në diskun e ngurtë. Është proces i cili do të merr një kohë të konsiderueshme ndaj kërkohet paksa durim:

img14

Me tu kompletuar shkrimi i skedarëve instalues do të riniset automatikisht serveri juaj:

img15

Po përgatitet nisja e Windows Server 2016:

img17

Shkruani fjalëkalimin e llogarisë së Administratorit, të cilin fjalëkalim do ta përdorni për ta administruar serverin tuaj me Windows Server 2016:

img18

Po bëhet finalizimi i parametrave të dhënë:

img19

Shtypni njëkohësisht në tastierë kombinimin e tasteve Ctrl+Alt+Del që të nisni sesionin tuaj të parë në Windows Server 2016:

img20

Shkruani fjalëkalimin e Administratorit (të realizuar në hapin paraprak):

img21

Është shfaqur menyja Start dhe tryeza e Windows Server 2016. Kështu keni kompletuar instalimin e sistemit operativ më të ri nga Microsoft për server Windows Server 2016:

img22

Ndihmesë të madhe në përpjekjet tuaja për të instaluar Windows Server 2016 do të ju ofron edhe video prezantimi nga YouTube Instalimi i Windows Server 2016 (Vëzhgimi Teknik 3)?:

Përmes pjesës për komente na shkruani për përvojën tuaj të instalimit të Windows Server 2016. Faleminderit paraprakisht!

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Books @Amazon Kindle Store

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s