Windows Server 2012: Si ta instaloni Windows Server Update Services (WSUS)?

“Kompjuterizmi në re është një eufemizëm i madh për centralizimin e shërbimeve kompjuterike në një server.” Evgeny Morozov

Në vazhdën e prezantimit të roleve (shërbimeve të rrjetit) të Windows Server 2012 që mundësojnë administrim të avancuar, në rreshtat në vijim do të njiheni me Windows Server Update Services (WSUS).

Çfarë është Windows Server Update Services (WSUS)?

Si pasardhës i Software Update Services (SUS), Windows Server Update Services (WSUS) është një rol që shtohet në Windows Server 2012 dhe i cili u mundëson administratorëve të sistemit që të menaxhojnë mënyrën e shpërndarjes së përditësimeve të produkteve të Microsoft në rrjetin kompjuterik të korporatës. Principi i punës së WSUS bazohet në faktin që infrastruktura e WSUS i mundëson administratorëve të sistemit që përditësimet, arnimet dhe riparimet ti shkarkojnë në serverin qendror në rrjetin e korporatës, e pastaj nga ky server të përditësohen kompjuterët tjerë. Pra, përmes WSUS administratorët e sistemit mund të aprovojnë ose anulojnë përditësime, të caktojnë instalimin e përditësimeve në datë e dhënë, si dhe të gjenerojnë raporte për të përcaktuar përditësimet për të cilat ka nevojë secili kompjuter. Kështu, kompjuterët në rrjetin e korporatës nuk kanë nevojë ti drejtohen Windows Update për tu përditësuar.

Si ta instaloni Windows Server Update Services (WSUS)?

Si edhe për shtimin e roleve paraprake në Windows Server 2012, në mënyrë të njejtë përmes panelit të Server Manager do ta shtoni edhe rolin e Windows Server Update Services (WSUS) në serverin tuaj si në figurën 1. Duke klikuar në Add Roles and Features në pjesën e Welcome to Server Manager të panelit Server Manager ju e nisni ekspertin për shtimin e roleve dhe të tipareve në serverin tuaj. Duke klikuar butonin Next disa herë ju do ta përmbyllni me sukses procesin e shtimit të WSUS në serverin tuaj.

Figura54

Figura 1. Shtim i rolit të WSUS në Windows Server 2012

Konkluzioni

Që nga Windows NT 3.5 e deri në Windows Server 2012, Microsoft vazhdimisht është përpjekur që të prezantoj shërbime të reja të rrjetit. Interesant është fakti, që Microsoft ia ka dalë mbanë që krahas prezantimit të roleve të reja në versionet e sistemeve operative për serverë gjithashtu ka arritur të ruaj edhe thjeshtësinë e punës me këto shërbime. Kështu, krahas respektit të treguar për administratorët e sistemit, Microsoft ka ngritur në një nivel tjetër administrimin e sistemeve operative për server. Përderisa Microsoft përmes sistemeve operative për server ofron shërbime të numërta për rrjetin e korporatës, njëkohësisht përdorimi dhe menaxhimi i shërbimeve dhe resurseve në rrjetin e korporatës, sado kompleks të jetë ai, administrohen nga konzola qendrore e infrastrukturës së rrjetit.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s