Windows Server 2012: Si ta instaloni DHCP?

“Implementimet e Big Linux kanë arritur pikën ku ajo është bërë një problem i vërtetë për administratorët që nuk kanë mjete të mira për të menaxhuar serverët dhe desktopët e tyre.” Nat Friedman

Pavarësisht se temat e shpalosura në artikujt paraprak në përgjithësi i adresohen sistemit operativ të rrjetit, në veçanti pothuajse në secilin nga këta artikuj produkti kryesor për të cilin ofrohen hapat praktik është Windows Server 2012. Nëse kemi parasysh pohimin se një sistem operativ i rrjetit duhet të jetë i “aftë” të ofron veglërit për administrim të avancuar të shërbimeve të rrjetit, atëherë Windows Server 2012 padyshim që është një sistem operativ i rrjetit i cili në infrastrukturën e rrjetit ofron shërbime me tipare të reja dhe të zgjeruara. Virtualizimi, hapësira e disqeve, rrjeti, infrastruktura virtuale e desktop, platforma e uebit dhe aplikacioneve, dhe shumë të tjera janë vetëm disa nga kategoritë e shërbimeve të rrjetit ku Windows Server 2012 shfaq potencialin e vet të vërtetë. Në këtë linjë të diskutimit, në këtë artikull dhe ata pasues do të njihemi me disa nga rolet e Windows Server 2012 që mundësojnë administrim të avancuar.

Çfarë është Dynamic Host Configuration Protocol (DHCP)?

Në thelb, Dynamic Host Configuration Protocol (DHCP) është protokoll i rrjetit kompjuterik i cili klientët i furnizon me adresa të IP. Principi i punës së DHCP shkurtimisht përshkruhet përmes akronimit DORA (në Ang. Discovery, Offer, Request dhe Acknowledgement). Në një rrjet kompjuterik, kur ju të ndizni kompjuterin tuaj atëherë në procesin e ngritjes së sistemit operativ shërbimi i DHCP në klient (në Ang. DHCP Client) transmeton kërkesën për adresë të IP. Në fakt, kjo kërkesë është përpjekje për të identifikuar nëse ka apo jo një server DHCP (në Ang. DHCP Server). Kur serveri DHCP të pranon mesazhin DHCPDISCOVER nga klienti, serveri rezervon një adresë të IP për klientin dhe kërkesës së tij i përgjigjet me mesazhin DHCPOFFER që përmban adresën e IP dhe elementet shoqëruese si: maska e nënrrjetit (në Ang. subnet mask), porta e parazgjedhur (në Ang. default gateway), informacioni për jetëgjatësinë e adresës së ofruar (në Ang. lease duration) si dhe adresa e IP të serverit DHCP. Klienti do ti përgjigjet kësaj oferte me mesazhin DHCPREQUEST duke konfirmuar interesimin për adresën IP të ofruar. Në anën tjetër, serveri DHCP me të pranuar mesazhin DHCPREQUEST inicion fazën e mirënjohjes (në Ang. acknowledgement) ashtu që kërkesës së klientit i përgjigjet me një paketë DHCPPACK e cila përmban informacionin konfigurues (të sipërshënuar) të kërkuar nga klienti. Kështu kompletohet vlerëdhënia e adresës së IP nga serveri DHCP për klientin DHCP.

Si ta instaloni Dynamic Host Configuration Protocol (DHCP)?

Si çdo rol tjetër në Windows Server 2012, ngjashëm edhe Dynamic Host Configuration Protocol (DHCP) ofrohet si rol i cili mund të shtohet përmes panelit Server Manager si në figurën 1. Duke klikuar në Add Roles and Features në pjesën e Welcome to Server Manager të panelit Server Manager ju e nisni ekspertin për shtimin e roleve dhe të tipareve në server. Duke klikuar butonin Next disa herë ju do ta përmbyllni me sukses procesin e shtimit të DHCP në serverin tuaj.

Figura51

Figura 1. Shtimi i rolit të DHCP në Windows Server 2012

Konkluzioni

Që nga Windows NT 3.5 e deri në Windows Server 2012, Microsoft vazhdimisht është përpjekur që të prezantoj shërbime të reja të rrjetit. Interesant është fakti, që Microsoft ia ka dalë mbanë që krahas prezantimit të roleve të reja në versionet e sistemeve operative për serverë gjithashtu ka arritur të ruaj edhe thjeshtësinë e punës me këto shërbime. Kështu, krahas respektit të treguar për administratorët e sistemit, Microsoft ka ngritur në një nivel tjetër administrimin e sistemeve operative për server. Përderisa Microsoft përmes sistemeve operative për server ofron shërbime të numërta për rrjetin e korporatës, njëkohësisht përdorimi dhe menaxhimi i shërbimeve dhe resurseve në rrjetin e korporatës, sado kompleks të jetë ai, administrohen nga konzola qendrore e infrastrukturës së rrjetit.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s