Windows Server 2012: Ndarja e skedarëve dhe pajisjeve periferike

“Ndarja e skedarëve është radioja jonë; kjo është mënyra se si njerëzit dëgjojnë materialin tonë.” Guy Picciotto

Pa mëdyshje, elementi që i jep “gjallëri” një rrjeti e me të edhe serverit në atë rrjet janë të dhënat dhe pajisje periferike. Sa herë është dashur të ndani skedarë dhe printer në rrjetin tuaj, në krahasim me konfigurimin e serverit të uebit, konfigurimin e Hyper-V, apo edhe të shërbimeve të tjera që i ofron Windows Server 2012? Pajtoheni se është diçka që nuk krahasohet, meqë ndarjen e skedarëve dhe të pajisjeve periferike e bëjmë thuajse në “baza ditore”! Kështu, tingëllon sikur ndarja e skedarëve dhe e pajisjeve periferike nuk është nga ato shërbime që i “vendosim dhe i harrojmë” (në Ang. set it and forget it), por më shumë bëjnë pjesë në grupin e shërbimeve të rëndomta. Pavarësisht, për ta lehtësuar procesin e ndarjes së skedarëve dhe pajisjeve periferike si dhe për t’ua dhënë kuptimin e mirëfilltë në rrjet këtyre shërbimeve, Windows Server 2012 përmes panelit Server Manager ofron mundësinë e trajtimit të këtyre shërbimeve si çdo shërbim tjetër në rrjet.

Çfarë është File and Storage Services (FSS)?

File and Storage Services (FSS) paraqet shërbimin i cili ju mundëson që të parametrizoni dhe menaxhoni një apo më shumë server të skedarëve në rrjetin tuaj. Meqë u përmend, atëherë server i skedarëve është serveri i cili ofron magazinë qendrore në rrjetin tuaj ku ju mund të ruani dhe përbashkoni skedarët me përdoruesit. Rekomandohet që të instalohen me shumë se një server i skedarëve në rrjet nëse përdoruesit e atij rrjeti kanë nevojë ti qasin aplikacionet dhe skedarët e njëjtë. Kryesisht, serveri i skedarëve dhe i magazinës të FSS janë të instaluar në formë të parazgjedhur, por pa ndonjë rol shtesë të shërbimeve. Kështu, me anë të panelit Server Manager mund të shtoni rolet e dëshiruara në serverin e skedarëve dhe të magazinës. Disa nga rolet që mund të instalohen si pjesë e shërbimit FSS janë:

  • work folders – ju mundëson përdoruesve të ruajnë dhe qasin skedarët e punës në pajisjet dhe kompjuterët personal krahas kompjuterëve të korporatës
  • data deduplication – ulë kërkesat e skedarëve për hapësirë në disqe
  • iSCSI target server – mundëson realizmin e nënsistemit të disqeve iSCSI në rrjetin e hapësirës së magazinës (në Ang. storage area network)
  • storage spaces – mundëson vendosjen e magazinës me disponueshmëri të lartë që është elastike dhe e shkallëzuar
  • etj.

Çfarë është Print and Document Services (PDS)?

Print and Document Services (PDS) paraqet shërbimin i cili mundëson centralizimin e serverit të printerit dhe detyrave të printimit në rrjet. Natyrisht, PDS ofron më shumë se shërbimin e printimit në rrjet siç është edhe shërbimi i dokumenteve të skanuar në rrjet. Me anë të shërbimit të skanimit të PDS, përdoruesit pranojnë dokumentet e skanuara nga skaneri i rrjetit dhe i rrugëtojnë pastaj ato dokumente deri te burimet e përbashkuara në rrjet. Zakonisht, PDS shtohet si rol në Windows Server 2012 përmes panelit Server Manager. Disa nga rolet që mund të instalohen si pjesë e shërbimit PDS janë:

  • print server – mundëson menaxhimin e radhëve për printim si edhe vendosjen dhe migrimin e serverëve për printim
  • distributed scan server – mundëson konfigurimin, menaxhimin dhe administrimin e skanerëve të rrjetit si edhe të dokumenteve të skanuara
  • internet printing – mundëson realizimin e një sajti të uebit nga ku përdoruesit përmes Internet Client Printing (ICP) mund të printojnë në printerët e përbashkuar
  • LPD service – ju mundëson kompjuterëve të bazuar në UNIX apo edhe në sistemet tjera operative që përdorin Line Printer Remote (LPR) të printojnë në printerët e përbashkuar

Si ta instaloni File and Storage Services (FSS)?

Ngjashëm si AD DS dhe DNS, edhe File and Storage Services (FSS) në Windows Server 2012 ofrohet si rol i cili mund të shtohet përmes panelit Server Manager si në figurën 1. Duke klikuar në Add Roles and Features në pjesën e Welcome to Server Manager të panelit Server Manager ju e nisni ekspertin për shtimin e roleve dhe të tipareve në server. Duke klikuar butonin Next disa herë ju do ta përmbyllni me sukses procesin e shtimit të FSS në serverin tuaj.

Figura15

Figura 1. Shtim i rolit të FSS në Windows Server 2012

Si ta instaloni Print and Document Services (PDS)?

Në mënyrë të njëjtë si edhe FSS, edhe Print and Document Services (PDS) në Windows Server 2012 ofrohet si rol i cili mund të shtohet përmes panelit Server Manager si në figurën 2. Duke klikuar në Add Roles and Features në pjesën e Welcome to Server Manager të panelit Server Manager ju e nisni ekspertin për shtimin e roleve dhe të tipareve në server. Duke klikuar butonin Next disa herë ju do ta përmbyllni me sukses procesin e shtimit të PDS në serverin tuaj.

Figura16

Figura 2. Shtim i rolit të PDS në Windows Server 2012

Konkluzioni

S’ka dyshim se File and Storage Services (FSS) dhe Print and Document Services (PDS) janë dy shërbime të rëndomta si në Windows e po ashtu edhe në sistemet tjera operative, porse të një rëndësie jetike. Kjo për faktin sepse a mund ta imagjinoni dot një rrjet kompjuterik pa skedarë dhe printer të përbashkuar? Natyrisht që jo, ndaj pavarësisht sa të avancuar dhe të sofistikuar do të bëhen sistemet operative të rrjetit në të ardhmen, është e sigurt se çdo herë dhe gjithmonë do të ofrojnë skedarë dhe printer të përbashkuar.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s