Windows Server 2012: Çfarë është Domain Name System (DNS)?

Domain Name Server (DNS) është thembra e Akilit për uebin. Gjëja më e rëndësishme është se ai është menaxhuar në mënyrë të përgjegjshme.”  Tim Berners – Lee

Domain Name System (DNS) daton që nga epoka e ARPANET. Aso kohe, shkencëtarët e angazhuar në projektin e ARPANET po përpiqeshin të gjenin mënyrën e memorimit të emrave në krahasim me adresat e IP. Kështu, në fillim të viteve të ’80-ta u publikuan specifikimet e para të sistemit të emrit të domenit (DNS) në formë të dokumenteve Kërkesat për Komente (RFC). Në thelb, DNS ka strukturë të pemës (hierarkike) ku secila degë paraqet zonën rrënjë (në Ang. root zone) dhe secila fletë ka zero apo më shumë regjistrime të burimeve (në Ang. resource records). Secila zonë rrënjë përfaqëson një domen apo më shumë domene dhe nën-domene. Një emër i domenit (në Ang. domain name) përbëhet nga një ose më shumë pjesë të quajtura etiketa dhe të ndara nga pika (p.sh. BekimDauti.com). Meqë DNS mirëmbahet nga një bazë e të dhënave e shpërndarë e cila përdorë arkitekturën e klientëve dhe të serverëve, atëherë nyjat në këtë rrjet paraqesin emrat e serverëve (në Ang. name server). Në rreshtat në vijim të shohim procesin e punës të DNS që zgjat në mili sekonda (ms):

  • nëse shkruani në adresën e shfletuesit tuaj BekimDauti.com atëherë shfletuesi juaj do të bën një kërkesë në Internet për ta gjetur sajtin e uebit www.BekimDauti.com
  • serverin e parë që has kërkesa e shfletuesit tuaj është zgjidhësi rekursiv (apo i përsëritshëm) (në Ang. recursive resolver) që mund të ofrohet nga ofruesi juaj i shërbimeve të Internetit (në Ang ISP)
  • pastaj zgjidhësi rekursiv do ta kontakton serverin rrënjë të cilët janë të shpërndarë gjithandej globit dhe përmbajnë informacion për domenet e nivelit të lartë (në Ang. top-leve domain), në rastin tonë .com
  • domeni i nivelit të lartë do ti jep zgjidhësit rekursiv informatat e serverit të emrit domenit
  • paskëtaj zgjidhësi rekursiv do ta kontakton serverin e emrit të domenit BekimDauti.com dhe përmes DNS lokal të serverit të emrit të domenit do të merr si përgjigje adresën e IP
  • kjo adresë e IP nga ana e zgjidhësit rekursiv i ofrohet shfletuesit tuaj i cili do ti qaset serverit të uebit me anë të adresës së IP të sapo mësuar për të qasur përmbajtjen

Si ta instaloni Domain Name System (DNS)?

Në mënyrë të ngjashme si edhe AD DS, edhe Domain Name System (DNS) në Windows Server 2012 na ofrohet si rol i cili mund të shtohet përmes panelit Server Manager si në figurën 1. Duke klikuar në Add Roles and Features në pjesën e Welcome to Server Manager të panelit Server Manager ju e nisni ekspertin për shtimin e roleve dhe të tipareve në server. Duke klikuar butonin Next disa herë ju do ta përmbyllni me sukses procesin e shtimit të DNS në serverin tuaj.

Figura14

Figura 1. Shtim i rolit të DNS në Windows Server 2012

Konkluzioni

Domain Name System (DNS), një standard i hapur, i mundëson serverit me sistem operativ Windows Server 2012 që përmes rrjetit TCP/IP (që në fakt është rrjeti i Internetit) ti gjen kompjuterët dhe shërbimet përmes emrave të lehtë për përdorim. Atëherë, sa herë që shtoni rolin e AD DS në serverin tuaj është obligative që të shtoni edhe rolin e DNS në serverin tuaj meqë kështu e mundësoni gjetjen e kontrolluesit të domenit në rrjetin tuaj e me të edhe lehtësimin në komunikim përmes emrave të lehtë për përdorim.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s