Bëje dikë të lumtur

Bëje dikë të lumtur

Ndodhemi në periudhën e vitit ku thuajse çdo shitore dhe qendër tregtare ofron çmime me aksion të artikujve ushqimor, veshmbathje, pajisje teknologjike dhe të mallrave të tjera. Mu për këtë arsye, shumë nga ne kemi pritur këto zbritje të çmimeve për të blerë këpucët e dëshiruara, xhaketën e pëlqyer, televizorin me ekran të madh, telefonin e mençur të preferuar dhe shumë e shumë artikuj të tjerë. Përderisa kemi blerë apo planifikojmë ta blejmë së shpejti produktin në fjalë, shtrohet pyetja çfarë duam të bëjmë me atë që aktualisht e kemi e që mund të konsiderohet si produkt i “përdorur” apo “i vjetërsuar“. me mirëkuptim, më lejoni që në rreshtat në vijim të ndajë me ju të dashur lexues disa nga sugjerimet dhe praktikat e bamirësisë të individëve, kompanive dhe organizatave nëpër botë.

Ditë më parë po e lexoja artikullin e Ed TitleGifting Technology to the Less Fortunate” në të cilin artikull të publikuar në Pearson IT Certification autori tregon sesi përmes organizatës Reglue ka dhuruar kompjuter desktop dhe laptop, si edhe pajisje të tjera harduerike fëmijëve të familjeve me kushte ekonomike jo të favorshme. Po ashtu, gjatë kësaj jave, përmes blogut të Microsoft Making it easier to do something “life-changing”” u njoha me praktikën e shkëlqyer të punëtorëve të Microsoft të cilët në formë të donacioneve nga pagat e tyre si edhe të punës vullnetare, çdo vit grumbullojnë miliona dollarë të cilët përmes OJQ-ve të ndryshme ndihmojnë regjionet e prekura nga katastrofat natyrore, edukimin e avancuar të fëmijëve dhe nevoja të tjera. Ndërsa dje në facebook, po e lexoja shkrimin e Yusuf / Cat Stevens ku ndër të tjera thonte edhe vijuesen: “In this consumer age, it is better to practice giving in charity to those less fortunate – loving for each other what you would love for yourselves.

Për informatë, fotografia e mësipërme nuk ka për qëllim që ti bëjë reklamë Coca Cola-së dhe as babadimrit, përkundrazi shumë domethënës është mesazhi që transmeton stenda e afishimit “Bëje dikë të lumtur”. Kur jemi tek kompania e mirënjohur Coca Cola, më bëri përshtypje të mirë Fondacioni Coca-Cola i cili që nga koha e themelimit në vitin 1984 ka dhuruar “820 milion dollar për të rritur qëndrueshmërinë e komuniteteve lokale në mbarë botën“. Ndaj, me mirëkuptim dhe dashamirësi, përmes këtij artikulli po ju drejtohem të gjithë juve që do ta lexoni këtë artikull dhe keni blerë apo planifikuar ti blini vetës tuaj artikullin apo produktin e dashur, ashtu siç i Madhërishmi Zot ju dhuroi mundësinë shëndetësore dhe materiale që ta gëzoni vetën tuaj, në formë të mirënjohjes tregoni dashuri dhe respekt duke ja dhuruar produktin apo artikullin e deritanishëm atij/asaj në lagjen, fshatin apo qytetin tuaj. Më besoni, do të gëzoheni dy herë: njëherë që patët mundësi të blini dhe së dyti që e gëzuat edhe dikënd tjetër.

paqja dhe mëshira e Zotit qoftë me ju,

Bekimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s