Cilat janë shërbimet në rrjetet kompjuterike?

Interneti mund të jetë një hap shumë pozitiv në drejtim të arsimimit, organizimit dhe pjesëmarrjes në një shoqëri kuptimplotë.” Noam Chomsky

Gjithçka nisi si nevojë e ndarjes së resurseve. Çfarë ekzistonte si koncept dhe përpjekje për të realizuar rrjetin e parë kompjuterik në vitet e ’50-ta, u arritë në vitet e ’60-ta duke ndërlidhur disa nga universitet e para të asaj kohe. Me kalimin e kohës, dëshira për të realizuar rrjetin e parë kompjuterik si rezultat i kureshtjes tanimë ishte konvertuar në nevojë që do të plotësonte kërkesat. Por cilat kërkesa? Në zanafillën e rrjeteve kompjuterike, një ndër kërkesat e para ishte ndarja e skedarëve apo të dhënave. Më pas pasuan edhe kërkesat si ndarja e printerëve dhe pajisjeve të tjera periferike, dërgimi dhe pranimi i postave elektronike, qasja dhe administrimi nga distanca, etj. Kjo zaten edhe çoi në zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve në rrjetet kompjuterike të cilat njihen me emrin shërbimet e rrjetit kompjuterik. Kështu, me kalimin e kohës nevojat për shërbime në rrjetet kompjuterike u shtuan deri në atë masë saqë sot Interneti paraqet shembullin më të mirë të shërbimeve në rrjet.

Çfarë është një shërbim në rrjetin kompjuterik?

Në rrjetin kompjuterik, shërbimi është një aplikacion i cili ekzekutohet në server dhe që ofron një funksionalitet për pjesëmarrësit në atë rrjet. Kur jemi tek pjesëmarrësit në rrjet, kryesisht janë kompjuterët, përdoruesit dhe pajisjet periferike. Disa nga shërbimet më të rëndomta në rrjetet kompjuterike janë:

  • ndarja e skedarit – shërbim për ndarjen e skedarëve në rrjet,
  • ndarja e diskut – shërbim për ndarjen e hapësirës për ruajtje në rrjet dhe
  • ndarja e printerit – shërbimi për ndarjen e printerit në rrjet.

Figura3

Figura 1. Printeri i ndarë në rrjet

Çfarë është një server në rrjetin kompjuterik?

Po që se bëjmë një kërkim për fjalën server në fjalorin Merriam-Webster, do të gjejmë përkufizimin se serveri është “kompjuteri kryesor në rrjet i cili ofron skedarët dhe shërbimet që përdoren nga kompjuterë të tjerë.” Një shpjegim tjetër që ndërlidhet me rolin e serverit është edhe fakti që etimologjia e fjalës server në gjuhën angleze ka origjinë nga fjala serve që do të thotë shërbej. Në figurën 2 është paraqitur serveri i cili ofron disa shërbime të rëndomta në rrjet.

Figura4

Figura 2. Serveri dhe shërbimet e ofruara në rrjet

Shërbimet e avancuara në rrjetin kompjuterik

Krahas shërbimeve të rëndomta, bota e rrjetit kompjuterik njeh edhe shërbimet e avancuara. Varësisht nga kërkesat për shërbime, disa nga shërbimet në vijim njihen si shërbime të avancuara në rrjetin kompjuterik:

  • shërbimi për transferim të skedarëve – (në Ang. FTP server) është shërbim i cili përmes aplikacioneve si: Apache, IIS, Lotus, etj. dhe protokollit FTP mundëson transferimin e skedarëve në rrjet
  • shërbimi i uebit – (në Ang. Web server) është shërbim i cili përmes aplikacioneve si: Apache, IIS, Lotus, etj. dhe protokolleve HTTP dhe HTTPS mundëson qasjen në faqet e uebit
  • shërbimi i e-Postës – (në Ang. Mail server) është shërbim i cili përmes aplikacioneve si: Postfix, Qmail, Exim, Exchange Server, etj. dhe protokolleve POP3, IMAP dhe SMTP mundëson dërgimin dhe pranimin e postës elektronike
  • shërbimi i bazave të të dhënave – (në Ang. Database server) është shërbim i cili përmes aplikacioneve si: Oracle, SQL Server, DB2, etj. dhe protokolleve ODBC, OLE-DB dhe JDBC mundëson qasjen në bazën e të dhënave të ndërlidhura
  • shërbimi për vlerëdhënie të adresave të IP – (në Ang. DHCP server) është shërbim i cili shtohet si rol në server përmes panelit për menaxhim:
    • Server Manager në Windows Server 2012,
    • Server në Mac OX X dhe
    • Instalohet DHPCD në Linux

dhe me anë të protokollit DHCP mundëson vlerëdhënien e adresave të IP deri tek kompjuterët dhe pajisjet periferike pjesëmarrëse në rrjet

  • shërbimi i qasjes në distancë – (në Ang. Remote Desktop server) është shërbim i cili:
    • shtohet si rol në server përmes panelit për menaxhim Server Manager në Windows Server 2012,
    • Instalohet përmes Apple Remote Desktop në Mac OS X dhe
    • Instalohet përmes VNC Server në Linux

dhe me anë të protokolleve: RDP, ARD dhe RFB mundëson qasjen e kompjuterëve nga distanca

  • dhe të tjera shërbime me rëndësi për pjesëmarrësit në rrjetin kompjuterik

Në figurën 3 është paraqitur aplikacioni IIS i Microsoft që mundëson shërbimin e uebit:

Figura5

Figura 3. Aplikacioni Internet Information Services (IIS) në Windows Server 2012

Konkluzioni

Nga përkufizimet e mësipërme, u njohëm me specifikat e secilit nga shërbimet në rrjetet kompjuterike. Edhe pse dallimet mund të jenë të konsiderueshme nga këndvështrimi i rolit, funksionit dhe mënyrës së implementimit të shërbimeve të përmendura, sërish elementi kryesor që i ofron këto shërbime në rrjetet kompjuterike është vetë qëllimi i ekzistencës së tyre. Ndaj, qëllimi kryesor i shërbimeve në rrjetet kompjuterike është t’u shërbehet pjesëmarrësve në rrjet.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s