Protokollet e komunikimit në rrjetet kompjuterike

Në qoftë se ju flisni me një njeri, në një gjuhë që ai e kupton, ajo arrinë  kokën e tij. Në qoftë se ju flisni me të në gjuhën e vet, ajo arrinë  zemrën e tij.” Nelson Mandela

Fakti që ju po e lexoni këtë artikull tregon se ju e njihni gjuhën shqipe. Si çdo gjuhë tjetër e shkruar dhe e folur në botë, edhe gjuha shqipe ka rregullat e saj gramatikore, sintaksore dhe të drejtshkrimit. Thuajse njësoj, edhe kompjuterët për të komunikuar me njëri-tjetrin duhet të njohin gjuhën e komunikimit. Ashtu si gjuhët njerëzore, edhe gjuhët e komunikimit të kompjuterëve përmbajnë standarde dhe rregulla të cilat quhen protokolle të komunikimit. Në vijim do të njihemi me disa nga protokollet e komunikimit në botën e rrjeteve kompjuterike.

Procesi i komunikimit në mes të kompjuterëve

Për ta kuptuar më mirë procesin e komunikimit në mes të dy kompjuterëve do të marrim shembullin e komunikimit në mes të dy individëve. Kur dy persona takohen dhe fillojnë të komunikojnë vërejmë aktivitetin si në vijim:

  • personi A formulon mendimin e tij dhe përmes gojës nxjerr fjalët
  • është ajri që në cilësinë e mediumit për transmetim i bartë fjalët deri tek personi B
  • fjalët e transmetuara arrijnë deri në veshët e personit B i cili pastaj përmes qendrës së dijes i kupton fjalët

Pothuajse në të njëjtën mënyrë realizohet edhe komunikimi në mes të dy kompjuterëve:

  • kompjuteri A përpilon një e-Postë përmes aplikacionit përkatës dhe pas klikut në butonin dërgo (send) është ndërfaqësi i rrjetit që nxjerr porosinë nga kompjuteri
  • varësisht se a janë të lidhur përmes kabllos apo pa kabllo, është mediumi kabllor apo pa kabllo (ajri) që transmeton porosinë deri tek pajisja qendrore (habi apo ndërruesi)
  • pajisja qendrore ose e përcjellë porosinë tek secili (habi) kompjuter tjetër ose konform informacionit të ruajtur paraprakisht në tabelë, pajisja qendrore (ndërruesi) e përcjellë porosinë vetëm tek kompjuteri B
  • sistemi operativ i kompjuterit B porosinë e pranuar përmes ndërfaqësit të rrjetit e përcjellë tutje deri tek kutia postare e aplikacionit përkatës

Modelet e referencave TCP/IP dhe OSI

Gjatë përshkrimit të procesit të komunikimit, vërejtëm që komunikimi në mes të dy kompjuterëve përbëhet nga segmente të caktuara. Këto segmente në botën e rrjeteve kompjuterike quhen shtresa të komunikimit të cilat ia lehtësojnë punën sistemit operativ sa herë që i kërkohet të komunikoj me kompjuterët tjerë. Ky koncept daton që nga vitet e ’60-ta që njihet si koha e zhvillimit të Internetit e që kryesisht përbehej nga protokollet IP (Internet Protocol) dhe TCP (Transmission Control Protocol). Aso kohe Departamenti i Mbrojtjes të ShBA-ve realizoi kornizën e shtresuar TCP/IP përmes së cilës u vendos funksionaliteti i rrjeteve në sistemet operative. Kështu, ky model i mundësoi sistemit operativ që në formatin e shtresuar (në nivele) të realizon komunikimin me kompjuterët tjerë në rrjetë. Meqë TCP/IP ka një qasje më të shlirshme të shtresimit, duke u përbërë nga vetëm katër shtresa si: fizike, rrjetit, transportit dhe aplikacionit; si dhe faktit që në origjinë modeli TCP/IP nuk është model për përshkrimin e përgjithshëm të të gjitha rrjeteve të komunikimit, atëherë Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) realizoi kornizën e Ndërlidhjes të Sistemeve të Hapura (OSI). Modeli OSI përbëhet nga shtatë shtresa si: fizike, lidhja e të dhënave, rrjetit, transportit, sesionit, prezantimit dhe aplikacionit; kështu, duke e bërë të mundur përshkrimin e hollësishëm të punës së komponentëve harduerike dhe softuerike të përfshira në procesin e komunikimit në mes të kompjuterëve. Kjo zaten edhe pasqyron qasjen e rreptë të shtresimit të modelit OSI.

Figura 1. Modelet e referencave OSI dhe TCP/IP (TechTarget, 2015)

Figura 1. Modelet e referencave OSI dhe TCP/IP (TechTarget, 2015)

Protokollet e komunikimit

Fakti që ky e-Libër është i shkruar në gjuhën shqipe tregon që i dedikohet lexuesit shqipfolës. Atëherë, nga kjo kuptojmë që për tu realizuar komunikimi në mes të dy individëve paraprakisht kërkohet që të përmbushet kriteri i njohjes së gjuhës së komunikimit nga të dy palët. Po kështu, edhe në botën e rrjeteve kompjuterike sa herë që dy kompjuter kërkohet të komunikojnë në mes tyre, ata paraprakisht duhet të dakordohen për protokollin e komunikimit. Mu për këtë arsye, sistemet operative të sotme përkrahin më shumë se një protokoll për të komunikuar e të cilat quhen pako të protokolleve. Disa nga pakot e protokolleve më të njohura në historinë e rrjeteve kompjuterike janë: IPX/SPX i Novell, X.25 i ITU, AppleTalk i Apple dhe TCP/IP i Dpt. të Mbrojtjes të ShBA. Meqë më e përdorura nga këta pako që u përmendën është pako e protokollit të TCP/IP, atëherë në vijim do të përmendim disa nga protokollet më të njohura që e përbëjnë pakon e protokollit TCP/IP.

Figura 2. Protokollet e njohura të pakos së protokollit TCP/IP (ePipe, 2002)

Figura 2. Protokollet e njohura të pakos së protokollit TCP/IP (ePipe, 2002)

  • protokolli i internetit (IP) – është protokoll pa-lidhje-të-orientuara që ka për detyrë të bartë paketat nga kompjuteri në burim deri te kompjuteri në destinacion
  • protokolli i kontrollit të transmetimit (TCP) – është protokoll i orientuar-në-lidhje që ofron transport të besueshëm, të rregullt dhe të kontrolluar për gabime në transmetim
  • protokolli i datagramit të përdoruesit (UDP) – është protokoll pa-lidhje-të-orientuara që bën të kundërtën e punës së protokollit TCP duke mos ofruar transport të besueshëm, rregullt dhe të kontrolluar për gabime në transmetim
  • protokolli i kontrollit të mesazhit në Internet (ICMP) – është protokoll që përdoret nga pajisjet aktive të rrjetit për të dërguar mesazhe gabimi ashtu që të përcaktoj disponueshmërinë e shërbimit apo të pajisjes në destinacion
  • protokolli i transferimit të hipertekstit (HTTP) – është protokoll që përdoret nga shfletuesi dhe që funksionon në principin kërkesë-përgjigje e hipertekstit të përbërë nga HTML dhe elementet shoqëruese në arkitekturën klient-server
  • protokolli i zyrës postare (POP) – është protokoll që përdoret nga aplikacioni i e-Postës për të tërhequr e-Postat nga serveri
  • protokolli i transferimit të skedarëve (FTP) – është protokoll i ndërtuar mbi arkitekturën klient-server dhe përdor lidhjet e veçanta të kontrollit dhe të dhënave në mes të klientit dhe serverit
  • protokolli i qasjes së mesazhit në Internet (IMAP) – si edhe protokolli POP, protokolli IMAP përdoret nga aplikacioni i e-Postës për të tërhequr e-Postat nga serveri duke i lënë kopjet e e-Postave edhe në server

Konkluzioni

S’ka mëdyshje se komunikimi i kompjuterëve në rrjetet kompjuterike si edhe në Internet të fascinon si për nga shpejtësia e po ashtu edhe për nga saktësia e komunikimit. Nga perspektiva sipërfaqësore, procesi i komunikimit rrezaton thjeshtësi. Në esencë, ky proces është sa masiv në sasi e po aq edhe kompleks në përbërje. Pavarësisht, është pako e protokollit TCP/IP me dy aktorët kryesor si IP dhe TCP që i japin identitetin rrjetit merimangë të Internetit. Zaten, janë IP dhe TCP që i shtojnë vlerën e shpejtësisë dhe të besueshmërisë komunikimit në rrjetet kompjuterike dhe Internet.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Shtojcë: Tabla e figurave

Në vijim është paraqitur tabela e cila përmban burimet e figurave të përdorura në këtë artikull.

Figura 1 http://searchnetworking.techtarget.com/answer/What-is-the-difference-between-OSI-model-and-TCP-IP-other-than-the-number-of-layers
Figura 2 http://www.ml-ip.com/html/documentation/vpn-ug-key-concepts-1.html

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s