Topologjitë fizike dhe logjike të rrjeteve kompjuterike

Ne jemi duke hyrë në një botë të re, në të cilën të dhënat mund të jenë më të rëndësishme se softueri.” Tim O’Reilly

Krahas llojit të rrjeteve kompjuterike që kryesisht kanë të bëjnë me shtrirjen gjeografike të tyre, një ndarje tjetër e rrjeteve kompjuterike është edhe nga aspekti topologjik i tyre e që kryesisht ka si synim përkufizimin e formës së rrjetit kompjuterik nga këndvështrimi i rregullimit, ndërlidhjes dhe komunikimit të pajisjeve në rrjet. Shkenca e rrjeteve kompjuterike kryesisht njeh dy lloje të topologjive:

  • topologjinë fizike dhe
  • topologjinë logjike

Topologjia fizike, siç edhe emri tregon, paraqet renditjen, rregullimin dhe vendosjen e pjesëve fizike të rrjetit kompjuterik siç janë kompjuterët, pajisjet periferike, kabllot për transmetimin e të dhënave dhe pajisjet e rrjetit. Kështu, kuptojmë që topologjia fizike e rrjetit zakonisht përfaqëson strukturën fizike të tij e cila zakonisht na paraqitet në format në vijim:

Figura 1. Topologjitë fizike të rrjeteve kompjuterike (CCNA Study Guide, p.d.)

Figura 1. Topologjitë fizike të rrjeteve kompjuterike (CCNA Study Guide, p.d.)

  • magjistrale – është topologji fizike në të cilën kompjuterët, pajisjet periferike dhe pajisjet e rrjetit ndërlidhen përmes magjistrales që kryesisht përbëhet nga kabllot koaksiale (shih Figurën 1).
  • unazë – është topologji fizike në të cilën kompjuterët, pajisjet periferike dhe pajisjet e rrjetit formojnë një cikël të mbyllur që merr formën e unazës ku secila pajisje e rrjetit është e lidhur me njëra tjetrën (shih Figurën 1). Në të kaluarën është përdorur kabllo koaksiale, por në ditët e sotme në unazën e dyfishtë përdorët fibri optik.
  • yll – është topologji fizike në të cilën kompjuterët, pajisjet periferike dhe pajisjet e rrjetit lidhen në mënyrë të pavarur me pajisjen qendrore (shih Figurën 1). Kryesisht përdoret kabllo e çifteve të përdredhura.
  • yll i zgjeruar – ose topologjia hibride është topologji fizike në të cilën kompjuterët, pajisjet periferike dhe pajisjet e rrjetit lidhen në dy apo më shumë topologji fizike në formë të yllit e të cilat pastaj ndërlidhen përmes magjistraleve. Në dukje, kjo topologji kombinon topologjitë yll dhe magjistrale (shih Figurën 1). Kryesisht përdoret kabllo e çifteve të përdredhura për topologjitë e formës së yllit ndërsa për ndërlidhjen (magjistralet) e tyre shpesh përdoret edhe fibri optik.
  • hierarkike – ose topologjia e pemës paraqet një kombinim të përbërë të topologjive yll dhe magjistrale. Kjo topologji duhet të ketë së paku tre nivele të hierarkisë në të cilën topologjitë yll ndërlidhin një apo më shumë nyje të vetme për nyjën kryesore ashtu që të gjitha këto së bashku ndërlidhen me trungun kryesor të pemës (shih Figurën 1). Si në rastin e topologjisë së yllit të zgjeruar edhe në këtë topologji përdoret kombinimi i çifteve të përdredhura me fibrin optik.
  • rrjetë – është topologji fizike në të cilën rrjetet kompjuterike të hapësirave lokale (LAN) ndërlidhen njëra me tjetrën në formë të rrjetës (shih Figurën 1). Kryesisht përdoren teknologjitë për komunikim të rrjeteve kompjuterike të hapësirave të gjera (WAN) për të ndërlidhur këto rrjete të hapësirave lokale (LAN).

Topologjia logjike, për dallim nga topologjia fizike, përfaqëson aspektin logjik të rrjetit kompjuterik. Në topologjinë logjike janë rrugët logjike të cilat përdoren për të bartur sinjalet elektrike apo të dritës nga një kompjuter tek tjetri apo nga një nyje e rrjetit tek tjetra. Kështu, kjo topologji paraqet mënyrën sesi e dhëna e qasë mediumin e rrjetit dhe i transmeton pakot nëpër të. Në figurën 2 është paraqitur topologjia logjike me elementët logjik të saj si: emrat e kompjuterëve, emrat e serverëve, teknologjia e komunikimit në rrjet si dhe adresat IP (në Ang. Internet Protocol).

Figura 2. Topologjia logjike e rrjetit kompjuterik (CCNA Discovery 1, 2007)

Figura 2. Topologjia logjike e rrjetit kompjuterik (CCNA Discovery 1, 2007)

Konkluzioni

Në një rrjetë kompjuterike me numër të vogël të kompjuterëve, pajisjeve periferike dhe pajisjeve të rrjetit mund të jetë e lehtë të kuptohet sesi këto pajisje janë të lidhura dhe komunikojnë në mes veti. Por, për rrjetet kompjuterike të mëdha është më se e nevojshme të dokumentohen topologjitë fizike dhe logjike. Krahas faktit se këto topologji ndihmojnë në identifikimin e lokalitetit të pajisjes në rrjet dhe mënyrës sesi ajo është e lidhur në rrjet, po ashtu ndihmojnë shumë në administrimin e rrjetit dhe zgjidhjen e problemeve të rrjetit.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s