Si ti qaseni ndërfaqësit për konfigurim të pikës së qasjes të Linksys?

Pyetje: Kam një pikë të qasjes të Linksys ndaj dua të dijë sesi ti qasem ndërfaqësit për konfigurim?

Rizahu

Përgjigje: I nderuari Rizah, faleminderit për pyetjen tuaj!

Fillimisht, në procesin e konfigurimit të pikës tuaj të qasjes të prodhuesit të mirënjohur Linksys e po ashtu edhe të shumë pikave të qasjes të prodhuesve të tjerë shumë me rëndësi është ta dini adresën e IP përmes së cilës do ti qaseni pajisjes në fjalë nga kompjuteri juaj. Zakonisht këtë informatë e gjeni në doracakun e pikës së qasjes, në etiketën e ngjitur për vetë pikën e qasjes apo edhe në sajtin e uebit të prodhuesit të pikës së qasjes në rastin konkret Linksys.com. Në rast se nuk e keni këtë informatë dhe nuk keni arritur ta gjeni, atëherë në vijim janë dhënë disa nga adresat e IP më të shpeshta që përdoren nga Linksys dhe prodhues të tjerët ë pikave të qasjes si:

  • 192.168.1.1
  • 192.168.1.245
  • 192.168.1.246
  • 192.168.1.250
  • 192.168.1.251

Gjithsesi, që mund të ketë edhe adresa të tjera të IP e për të cilat vlen të bëhet një kërkim në Internet sipas prodhuesit dhe modelit të pikës së qasjes që e posedoni.

Krahas pikës së qasjes, zakonisht në paketim janë të përfshira edhe kabllo UTP për lidhje të kompjuterit me pikën e qasjes, adapteri për furnizim me energji elektrike, doracaku për përdorim si edhe elemente të tjera shoqëruese varësisht nga funksionaliteti i pikës së qasjes. Atëherë, kur jemi tek konfigurimi i pikës së qasjes, paraprakisht duhet të realizohet lidhja fizike në mes të kompjuterit tuaj dhe pikës së qasjes ndaj hapat për konfigurim të pikës së qasjes janë si në vijim (Figura 1):

Figura 1. Lidhja e kompjuterit me pikën e qasjes përmes kabllos UTP (Linksys, 2015)

Figura 1. Lidhja e kompjuterit me pikën e qasjes përmes kabllos UTP (Linksys, 2015)

  • Me kabllon UTP lidhni në njërin skaj pikën e qasjes në portin e Ethernet (nga 1 deri në 4) dhe në skajin tjetër kompjuterin tuaj po në portën e Ethernet të kartelës për rrjet lokal.
  • Nëse kompjuteri juaj tashmë është i ndezur, po ashtu ndizni edhe pikën e qasjes përmes adapterit për furnizim me energji elektrike.
  • Duke pas në konsideratë adresat e sipërshënuara të IP atëherë portit Ethernet të kompjuterit tuaj i jepni njërën adresë të IP nga 192.168.1.2 e deri në 192.168.1.240.
  • Në shiritin e adresës të shfletuesit në kompjuterin tuaj shkruajeni njërën nga adresat e sipërshënuara të pikave të qasjes (p.sh. http://192.168.1.1) dhe shtypni Enter nga tastiera.
  • Në dritaren e shfaqur shkruani emrin e përdoruesit dhe të fjalëkalimit ashtu që ti qaseni ndërfaqësit për konfigurim të pikës së qasjes; zakonisht emri i përdoruesit është “admin” e po ashtu edhe fjalëkalimi është “admin”, por ka raste ku këto dy elemente mund të jenë ndryshe ndaj bëni një kërkim në Internet sipas prodhuesit dhe modelit të pikës së qasjes që e posedoni.

Në rast se keni përvojë të konfigurimit të pikave të qasjes, atëherë që kur të qasni ndërfaqësin për konfigurim e tutje procesi i konfigurimit është vetë përshkrues meqë shpesh prodhuesit ofrojnë sqarime shtesë në ndërfaqës për secilin opsion që ju synoni ta konfiguroni. Por në rast se nuk keni përvojë dhe kjo është hera e parë që ju merreni me konfigurimin e pikës së qasjes, atëherë rekomandimi është që të ndiqni hapat në doracakun e pikës së qasjes apo informatat për konfigurim nga sajti i uebit të prodhuesit të pikës së qasjes në rast se një gjë e tillë ofrohet nga prodhuesi.

Shpresoj të jetë përgjigje e duhur për pyetjen tuaj.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s