Si të menaxhoni një kompani moderne?

Shumica e asaj që ne e quajmë menaxhment përbëhet nga vështirësitë për njerëzit që të mund ti kryejnë punët e tyre.” Peter Drucker

Duke pas parasysh faktin që jetojmë në epokën e Internetit ku informata transmetohet me shpejtësinë e dritës dhe se teknologjia e komunikimit dhe informacionit është bërë një nga ngasësit kryesor të biznesit, sfidë më vete paraqet edhe menaxhimi i kompanive moderne. Kjo për faktin që kërkohet adoptim i standardeve teknologjike të kohës në mënyrë që këto kompani moderne të jenë liderë në ofrimin e produktev dhe shërbimeve në tregun ku ushtrojnë afarizmin e tyre. Në këtë kontekst, vlerësoj se fokusi i menaxhimit duhet të orientohet dhe përqendrohet në tre segmentet në vijim:

  • Menaxhimi i mjedisit të punës
  • Menaxhimi i resurseve njerëzore dhe
  • Menaxhimi i afarizmit

Menaxhimi i mjedisit të punës

Fakti që e kam renditur si segmentin e parë nga tre kryesorët për menaxhimin e kompanisë moderne, do të thotë se është shumë i rëndësishëm në bërjen e afarizmit të suksesshëm. Me menaxhim të mjedisit të punës, kam parasysh realizimin e një klime motivuese në punë, kushte më të mira të punës si dhe ambient ergonomik dhe ekologjik. Pavarësisht nga objektivat kryesore të kompanisë të renditura në planin boznesor, vlerësoj se ka hapësirë për tu përmirësuar dhe punë për tu bërë në arritjen e standardeve për mjedis më të shëndetshëm të punës. Këtu përfshijë aktivitetet në vijim:

  • mjedis më komod dhe më relaksues në çdo hapësirë pune,
  • ruajtja e pastërtisë dhe mjedisit brenda objekteve punuese dhe jashtë tyre, si dhe
  • përfshirje vullnetare në aktivitetet që ndërlidhen me bërjen e mjedisit të punës më të shëndetshëm.

Aktivitetet e sipërshënuar dhe shumë të tjera si këto që mund të dalin nga diskutimet e përbashkëta të menaxhmentit me stafin e kompanisë, synojnë që të realizojnë një mjedis pune në të cilin punëtori do të ndjehet më i rehatshëm, më i motivuar dhe më produktiv.

Figura 1. Angazhimi për një mjedis pune të shëndetshëm (Lakeview Hospital, 2015)

Figura 1. Angazhimi për një mjedis pune të shëndetshëm (Lakeview Hospital, 2015)

Menaxhimi i resurseve njerëzore

Po të nisemi nga thënia “mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë”, atëherë i bie që pas vendosjes së mjedisit punues të rehatshëm dhe të shëndoshë në kompani, aktivitet i radhës për tu menaxhuar është menaxhimi i resurseve njerëzore. Kjo arrihet, kur që të gjithë shikojnë më shumë në pikat që i ofrojnë stafin sesa në ato që na dallojnë atë. Disa nga aktivitet për menaxhimin e resurseve njerëzore janë si në vijim:

  • zhbërja e mentalitetit të “sillosit”,
  • zhbërja e mentalitetit “Mr. know everything”,
  • zhbërja e formalitetit,
  • respekt reciprok pa dallim pozite në organogramin e kompanisë,
  • kultivim i punës ekipore,
  • zhvillim profesional, si edhe
  • vendosja e sistemeve dhe platformave për punë të përbashkët.

Natyrisht, menaxhimi i resurseve njerëzore është një nga sfidat më të mëdha të fushës së menaxhmentit, por që me një qasje sa njerëzore e po aq edhe profesionale është punë që arrihet. Një menaxhim i mirëfilltë i resurseve njerëzore bënë që edhe afarizmi i kompanisë të frymon më shlirë dhe më mirë.

Figura 2. Menaxhimi i resurseve njerëzore (PinsToPin, pd)

Figura 2. Menaxhimi i resurseve njerëzore (PinsToPin, pa datë)

Menaxhimi i afarizmit

Domosdoshmërisht, me një mjedis punë të shëndoshë dhe me një staf profesional edhe afarizmi do të duhej të ishte i suksesshëm! Kjo do të ishte kështu vetëm në një mjedis ideal, por në realite kur jemi tek bërja e afarizmit gjërat janë paksa më ndryshe. Krahas rregullimit të faktorëve të brendshëm si mjedisi i punës dhe organizimi i stafit, sfidë kryesore mbetet edhe adoptimi i strategjisë së mirëfilltë teknologjike dhe afariste e cila do ti bënte shërbimet dhe produktet e kompanisë më atraktive për konsumatorin. Gjithashtu, kjo strategji përfshinë në vete njohjen dhe respektimin e konkurrencës në treg. Ndaj për të synuar një afarizëm të suksesshëm, propozoj aktivitet në vijim:

  • njohje e mirëfilltë e shërbimeve dhe produkteve të kompanisë,
  • vlerësim i potencialit afarist të shërbimeve dhe produkteve aktuale në kompani,
  • adoptim i strategjisë së mirëfilltë me theks të veçantë shitja dhe kujdesi ndaj konsumatorit,
  • më shumë se fjalë kur thuhet kompania është e orientuar nga klienti,
  • konsumatori të trajtohet si partner afarist,
  • të adoptohen teknologjitë moderne si dhe praktikat how-to,
  • të respektohet konkurrenca dhe vendosen marrëdhënie bashkëpunimi profesional, si dhe
  • të hapen hapësira për punë praktike dhe zhvillim për talentët e rinjë.
Figura 3. Menaxhimi i biznesit (ConfluenceEdu, pa datë)

Figura 3. Menaxhimi i biznesit (ConfluenceEdu, pa datë)

Konkluzioni

Pavarësisht, se mund të keni mjedisin më kushtet më të mira të punës, stafin më profesional si edhe strategjinë afariste më të mirë të vendosur sërish praktika ka dëshmuar se bërja e afarizmit është më shumë se shkencë, pra ajo është artë në vetvete.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s