Rrjetet konvergjente dhe VoIP

Teknologjia e re e informacionit Interneti dhe e-Posta praktikisht kanë eliminuar kostot fizike të komunikimit.” Peter Drucker

Rrjet konvergjent quhet rrjeti i cili ka aftësinë e transmetimit të zërit, të dhënës, faksit, videos ose ndonjë kombinimi të këtyre llojeve të sinjaleve ose mjeteve të komunikimit. Të drejtuara nga teknologjitë e reja si Zëri përmes IP (VoIP) dhe nevojës për uljen e kostos, shumë ndërmarrje po projektojnë rrjete konvergjente të reja me qëllim të migrimit të teknologjive të zërit dhe aplikacioneve. Gjithashtu, një nga definicionet me të përfolura nga autorët është edhe ai i konvergjencës së telekomunikimeve që shihet si bashkim i trashëgimisë së bazuar në arkitekturën e Time Division Multiplexing (TDM) me teknologjinë e sotme të transferimit-në-paketa (Asynchronous Transfer Mode ATM, frame, IP ose rrjete të të dhënave) dhe inteligjencës të thirrjes-së-kontrolluar. Kjo u mundëson transportuesve komercial dhe ofruesve të shërbimeve të konsolidojnë rrjetet e zërit dhe të dhënave ashtu që të ofrojnë shërbime të integruara të komunikimeve. Rrjetet konvergjente përbëhen nga arkitektura e bazuar-në-paketa që kryesisht kombinojnë shpejtësinë dhe efikasitetin e rrjeteve të brezit të gjerë me arkitekturën me tipare të shumta të Signaling System 7 (SS7). Rrjeti SS7 është lidhje vitale në mes të rrjeteve të zërit dhe të dhënave. SS7 mundëson rrugëtimin dhe komandimin e trafikut të zërit dhe të dhënave përtej rrjeteve konvergjente, ndonëse vazhdon ti bëjë të disponueshme shërbimet e rrjetit inteligjent për botën tradicionale të telefonisë. Veç kësaj, rrjetet SS7 i lidhin thirrjet më shpejtë dhe kështu ulin koston e përgjithshme të punës.

Figura 1. Rrjeti kompjuterik i konvergjuar (VASVOX, 2015)

Figura 1. Rrjeti kompjuterik i konvergjuar (VASVOX, 2015)

Në rrjetet konvergjente, thirrja rrugëton deri tek pajisja e hostit në saje të A-linjave të SS7, ku hosti fillimisht do të verifikon miratimin dhe pajis me lloj të regjistrimit të menjëhershëm, pranon numrin e shënuar në regjistër dhe kështu e drejton thirrjen përmes metodës së rrugëtimit më të lirë deri në destinacion. Bazuar në koston, thirrja çon jashtë portën e transferimit-në-paketa deri tek reja e regjimit të transferit asinkron (ATM) që ndodhet në distancën e fundme, ku pastaj një portë tjetër pranon thirrjen dhe e drejton nëpërmjet rrjetit telefonik me komutator publik (PSTN) deri në destinacion.

Rrjetet e komunikimit

Rrjetet tradicionale të komunikimit mund të ofrojnë një nga dy llojet e ndryshme të shërbimeve të rrjetit: shërbime të orientuara-në-lidhje (CON) dhe shërbime me lidhje-të-pakta (CNLS). Shërbimeve të orientuara-në-lidhje ju duhet të vendoset një sesion lidhjeje (analog me thirrjen telefonike) para se të dhënat të dërgohen. Këto shërbime ngrenë lidhje virtuale në mes të sistemeve të fundme tejpërtej rrjetit. Në anën tjetër, shërbimeve me lidhje të pakta nuk ju duhet vendosja e sesionit në mes të dërguesit dhe pranuesit. Dërguesi thjesht fillon të dërgojë paketa (të quajtura datagrame) për në destinacion. Ky lloj i shërbimeve nuk e posedon besueshmërinë e shërbimeve të orientuara-në-lidhje, por është i dobishëm për transfere periodike të vrullshme. Në mënyrë të ndërsjellë, asnjëri nga sistemet nuk ruan strukturën e të dhënës për sistemet të cilëve ju dërgojnë transmetim ose pranojnë transmetim.

Figura 2. Shërbimet e orientuara-në-lidhje vs. shërbimeve me lidhje-të-pakta (BCS, 2009)

Figura 2. Shërbimet e orientuara-në-lidhje vs. shërbimeve me lidhje-të-pakta (BCS, 2009)

Rrjetet tradicionale të zërit klasifikohen si rrjete me orientim-në-lidhje, në të cilat shtegu nga burimi për në destinacion vendoset përpara se informatat të barten. Për dallim nga këto, rrjetet tradicionale të të dhënave klasifikohen si rrjete me lidhje-të-pakta në të cilat adresa e burimit dhe destinacionit i bashkëngjitet informatës së paketit, me çka pastaj paketi hidhet në rrjetë për tu bartur deri në destinacionin e fundit. Megjithatë, rrjetet me lidhje-të-pakta nuk mund të garantojnë se paketat do të shpërndahen sipas radhës së transmetimit.

Kërkesat e implementimit

Duke pas në konsideratë faktin se implementimi i rrjeteve VoIP përkrah të dy komunikimet atë të zërit dhe të dhënave, atëherë procesi i projektimit duhet të merrë parasysh që të dyja këto kërkesa. Vetë fakti se të dyja këto rrjete paraqesin sfida unike, atëherë faktorët në vijim duhet marrë në konsideratë gjithashtu:

  • përcaktimi i objektivave të rrjetit VoIP, përfshi këtu aplikacionet që do të përkrahen siç janë: konferencat me video ose sajtet e uebit me përkrahje të zërit,
  • të kihen parasysh mjediset punuese te teknologjive aktuale të zërit dhe të dhënave,
  • të përpilohet dokumenti me kërkesat e sistemit i cili do të përshkruaj nyjet e bashkimit që sistemi duhet ti ofroj dhe përfshirja e objektivave të duhura të projektimit siç janë: vonesat nga skaji në skaj, besueshmëria, niveli i pa përcaktueshmërisë dhe të tjera,
  • të konsiderohet sistemi zëvendësues që do të përkrahë këtë rrjet siç janë: menaxhimi i rrjetit, analizat e rrjetit, siguria e rrjetit dhe përkrahja e përdoruesve,
  • zhvillimi i procedurave të instalimit dhe planeve të miratuara të sistemit, përfshi këtu testimet ndër-operuese në mes të komponentëve të ndryshme,
  • instalimi i sistemit të ri në mjedis laboratorik ose ne lokalitet pilot me qëllim të testimit të funksionalitetit dhe aplikacioneve të tij përpara se të vendoset në mjedis të vërtetë pune dhe
  • përderisa vazhdon vendosja në skenë e rrjetit, të kontrollohet funksionaliteti i secilës komponentë të rrjetit, përfshi këtu ndër-operimi i sistemeve nga prodhues të ndryshëm siç janë procesorët e postës së zërit.

Pohimet e mësipërme kanë në fokus dallimet në mes të rrjeteve të zërit dhe atyre të të dhënave, ku rrjetet e zërit kryesisht projektohen për të arritur besueshmëri të lartë ndërsa rrjetet e të dhënave operojnë sipas modelit shërbimet me “përpjekje më të mirë”. Si pasojë, nevoja për të mbindërtuar rrjetin ekzistues të zërit me infrastrukturën e VoIP kërkon të merren në konsideratë një numër i konsiderueshëm i elementeve për projektim të rrjeteve si dhe të faktorëve operues që prekin Kualitetin e Shërbimeve (QoS). Një nga faktorët më të shquar që prekin Kualitetin e Shërbimeve pa dyshim janë përcaktimi i sasisë të gjendjes së heshtur dhe të vonesave që shkaktohen gjatë transmetimeve nga skaji në skaj i segmentit të komunikimit.

Konkluzioni

Duke marrë në konsideratë madhësitë e rrjeteve në nivelet e ndërmarrjeve të sotshme, VoIP do të jetë shumë i vështirë për tu ofruar duke pas në konsideratë faktin e ndjeshëm të tij në vonesa, ndryshimit në mes të kohës së arritjes së paketave (jitter) dhe humbjeve të paketave veçanërisht kur krahasohet me aplikacionet tjera për rrjeta siç janë shërbimet e uebit dhe të postës elektronike, të cilat nuk janë aplikacione të kohës-reale. Fatmirësisht, sot ka numër të konsiderueshëm të veglave për menaxhim të rrjeteve të cilat së bashku me praktikat më të mira ndihmojnë në zvogëlimin e këtyre problemeve. Që nga planifikimi e deri tek implementimi dhe mirëmbajtja, rrjetet VoIP duhet të projektohen dhe zhvillohen me kujdesin e menaxhimit të rrjetit dhe të trajtohen si entitete të veçanta. Këto masa proaktive mëtojnë të ofrojnë mbrojtje dhe siguri nga kërcënuesit tradicional të VoIP.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s