Multiplekseri

“Gjëja e vetme që i dallon njerëzit e suksesshëm nga ata të pasuksesshëm është gatishmëria për të punuar me shumë, shumë zellshmëri.” – Helen Gurley Brown

Multipleksimi paraqet teknikën e komunikimit në të cilën kanale të shumta komunikimi bashkohen në burim në një kanal të vetëm të të dhënave. Për dallim, demultipleksimi paraqet teknikën e komunikimit që ndanë kanalet e multiplesksuar të të dhënave në destinacion. Ashtu siç ka ndodhur me sistemet kompjuterike dhe me Internetin, gjithashtu multipleksimi ka evoluar në një masë të madhe. Kështu, secila gjeneratë e re e multipleksimit ofron një zbulim shtesë, më shumë dobi, dhe kosto më të arsyeshme dhe të pranueshme. Përmes rreshtave në vijim do të njihemi me përdorimin e multipleksimit, dobitë, koston e implementimit dhe të ardhmen e tij.

Figura1

Multipleksimi dhe interneti

Multipleksimi ka dëshmuar se mund të implementohet në secilën shtresë modelit OSI. Një shembull i mirë i multipleksimit është situata kur të dhënat nga aplikacionet e shumta multipkesohen në paketë të vetme të të dhënave të shtresës së ultë. Multipleksimi gjen zbatim edhe në softuer ku segmente të shumta të informatës i dërgohen pajisjes ose procesohen në të njëjtën kohë. Një përpjekje për të vendosur një teknikë për përmirësimin e performancës së serverit të uebit duke konsoliduar kërkesat hyrëse të TCP/IP-së ashtu që të zvogëlohet numri i koneksioneve që duhet bërë në server, paraqet një shembull të mirë të multipleksimit në fushën e softuerit. Kështu, aftësia e multipleskimit që të përdoret në fushat e harduerit dhe të softuerit si dhe prezenca në shkallë të gjerë e teknikave të multipleskimit në ditët e sotshme, dëshmon që Interneti e përdorë dhe do ta përdorë atë. Në vijim tregohen disa nga teknikat e multipleksimit që përdoren sot në infrastrukturën e Internetit kur bëhet fjalë për komunikimet: multipleksimi i paketave përgjatë lidhjeve TCP/IP, teknikat e multipleksimit të paketave dhe celulave, teknikat e multipleskimit të kanaleve (përfshinë Frequency Division Multiplexing [FDM], Time Division Multiplexing [TDM], Wavelength Division Multiplexing [WDM], Orthogonal Frequency Division Multiplexing [OFDM], Code Division Multiplexing [CDM], etj.).

Figura2

Dobitë nga multipleksimi

Disa nga dobitë e përdorimit të teknikave të multipleksimit në sistemet e rrjeteve të komunikimit janë si në vijim:

– multiplekseri nuk pengon lëvizjen normale të të dhënave, përkundrazi mundëson uljen e kostos së përgjithshme në konektimin e lokaliteteve në distancë

– mundësia për të bërë kompresimin e të dhënave duke bërë të mundur kodimin e karaktereve të caktuara me më pak bite se zakonisht me çka liron hapësirë shtesë për të bartur informatat tjera

– aftësia për të detektuar dhe korrigjuar gabimet në mes të dy pikave të ndërlidhura duke siguruar kështu integritetin dhe saktësinë e të dhënave që barten

– aftësia për të menaxhuar resurset e transmetimit në mënyrë dinamike përmes niveleve të prioriteteve

Ne përgjithësi, nëpër korporata multiplekserët përdoren për të lidhur terminalet qe ndodhen gjithë e andej ndërtesës me qendrën e të dhënave, e po ashtu edhe për lidhjen e terminaleve që ndodhen në lokalitetet në distancë me qendrën e të dhënave përmes lidhjes telefonike ose fibrit optik.

Multipleksimi dhe kostoja e rrjetit

Po që se shikohet nga perspektiva e kostos së pajisjes dhe prezenca e saj në rrjet, atëherë multipleksimi e rrit koston e përgjithshme të rrjetit të komunikimit sepse multiplekserët duhet të vendosen në gjitha skajet e kanaleve të komunikimit ashtu që të aplikohet multipleksimi dhe demultipleksimi. Por në qoftë se shikohet nga perspektiva e arsyes përse ekziston kjo pajisje, atëherë vërtetohet fakti që qëllimi dhe prania e multiplekserit është të ulë koston e përgjithshme të rrjetit të komunikimit duke zvogëluar numrin e nevojshëm të lidhjeve për komunikim në mes të dy pikave. Në qoftë se favorizohet kostoja e linjës në krahasim me koston e pajisjes në procesin e planifikimit dhe dizajnimit te rrjeteve për komunikim, atëherë kjo do të thotë se në një rrjetë të këtillë mund të ofrohet nivel jashtëzakonisht i lartë i shërbimeve duke siguruar që secili përdorues gjithmonë do të ketë lidhje të “gjallë” dhe në dispozicion për komunikim. Por, me kalimin e kohës kostoja e këtyre shërbimeve të vazhdueshme bëhet jashtëzakonisht e lartë. Anasjelltas, në qoftë se favorizohet kostoja e pajisjes ne raport me koston e linjës për komunikim, atëherë për skenarin e njëjtë multiplekserët do bëjnë të mundur përdorimin sa më inteligjent të grupeve më të vogla të linjave për komunikim, duke ulur kështu dukshëm koston e përgjithshme të rrjetit e shkaktuar nga numri i madh i linjave të ofruara.

Konkluzioni: Multipleksimi dhe e ardhmja e tij

Që nga koha kur multiplekserët u paraqitën në treg e deri tek aplikimet e shumta të tyre në fushën e komunikimeve, mund të thuhet që multipleksimi është përdorur nga industria telefonike me vite të tëra, prodhuesit e automobilave dhe furnitorët punojnë me multiplekserët që nga vitet e 60-ta, dhe sot ne jemi dëshmitar që Interneti përdorë deri në maksimumin e mundshëm të gjitha teknikat në dispozicion të multipleksimit. Me pak fjalë, kuptojmë që dobitë janë të shumta në fushën e komunikimeve nga multipleksimi. Kështu, mund të konkludojmë që e ardhmja e multipleksimit do të jetë e ndritur, kjo aq më shumë për faktin që sot ekzistojnë numër i madh i teknikave të multipleksimit duke e bërë akoma më të shumëllojshme këtë teknologji si për nga disponueshmëria e po ashtu edhe nga mundësia e implementimit ne rrjetet e komunikimit.

Shënim: Figurat janë huazuar nga Interneti konform burimeve të paraqitura.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s