Si ta nisni sesionin në desktop të Windows 8.1?

“Përderisa ne mënyrë te pashmangshme ju do te fitoni dhe humbni, gjithçka qe humbet mund te rifitohet përveç një gjëje, kohës.” – Dr. Maher Hathout

Pothuajse të gjithë përdoruesit e sistemit operativ Windows 8/8.1 vlerësojnë se ndërfaqësi i paracaktuar i përdoruesit (i quajtur Metro) i organizuar në kuadrate është më i përshtatshëm për sistemet kompjuterike me ekran me prekje sesa kompjuterët me ekran standard. Për të evituar një pakënaqësi në masë të madhe tek përdoruesit me sisteme kompjuterike me ekran standard Microsoft u përkujdes që në përditësimin Windows 8.1 të mundëson nisjen e sesionit drejt në desktop si në vijim:

Windows 8.1

  • në desktop të Windows 8.1 klikoni me tastin e djathtë mbi taskbar dhe nga menya e shfaqur përzgjedhni Properties
  • shfaqet kutia e dialogut Taskbar and Navigation properties
  • në pjesën Start screen përzgjedhni opsionin When I sign in or close all apps on a screen, go to the desktop instead of Start
  • klikoni butonin OK

Herën tjetër kur ta nisni sesionin në Windows 8.1 në vend të ekranit të nisjes, ju do ta nisni sesionin drejt e në desktop të Windows 8.1.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s