Mirë se erdhët në Bekim Dauti’s Blog

Bekim Dauti 2Mirë se erdhët në blogun tim dhe tuajin!

Ky është postimi im i parë në këtë blog andaj në rreshtat në vijim do të përpiqem të ju tregoj se kush jam, përse po blogoj, çfarë do të ofroj ky blog dhe si mund të postoni komentet tuaja?

Jam Bekimi dhe për më shumë se 15 vite merrem profesionalisht me teknologjinë e informatikës, kryesisht me administrim të sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike, si dhe trajnime profesionale në teknologjitë e Cisco dhe Microsoft. Kam të mbaruar fakultetin e informatikës dhe masterin në shkencën e informatikës, si dhe certifikimet në ECDL, MOS, CompTIA, Cisco, Microsoft dhe SunMicrosystems. Aktualisht punoj në Telekomin e Kosovës si inxhinier në rrjetin optik.

Një fjalë e urtë thotë: “çdo gjë kur ndahet zvogëlohet, përveç diturisë e cila kur ndahet shtohet.” Zatën kjo është arsyeja se përse kam vendosur të blogoj. Gjithçka që kam mësuar dhe atë çfarë e kam punuar në lëminë e teknologjisë së informatikës dua ta ndaj me ju lexues të dashur të këtij blogu. Uroj që ky blog të jetë një nga urat tuaja për të arritur njohuritë më të reja në fushën e teknologjisë së informatikës.

Nga komponentet harduerike e deri tek sistemet kompjuterike, nga instruksionet programore e deri tek aplikacionet kompjuterike, nga sinjali elektrik e deri tek bitet, si dhe nga bitet e deri tek komunikimi në Internet. Të gjitha këto dhe shumë të tjera do të ofrohen në këtë blog.

Ajo çfarë i jep formë dhe kuptim një blogu të dashur lexues, janë komenetet tuaja. Andaj, kërkojë nga ju që të jepni kontributin tuaj në formësimin e diturisë me pjesmarrjen tuaj aktive përtej rolit të vizitorit dhe lexuesit. Me këtë rast faleminderit paraprakisht për kontributin tuaj!

Deri në postimin e radhës ju dëshiroj paqe dhe shëndet.

Bekimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s